Karateistja Fortesa Orana e ka rrëmbyer medaljen e artë në dy kategori në turneun “Basel Open”.
Orana gjatë së shtunës triumfoi në kategorinë individuale “+68 kilogramë” dhe në kategorinë “Open Master 2023”.
“Jam shumë e lumtur për këto dy tituj (medalje te arta)”, shkroi Orana.
“Falenderimi padyshim i takon Zotit dhe familjes time te cilet jane mbeshtetja ime me e madhe”, shkroi karateistja në rrjetet sociale.
“Çdo sukses timin ia dedikoj nënës time, e cila eshte motivi i jestes time. Jam e bekuar qe te kam ty Nënë!”./Katror.info