Karateistja kosovare Fortesa Orana ka shkëlqyer në garat e Premier League të Federatës Botërore të Karatesë (WKF), duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë e saj, në turneun e mbajtur në Kajro të Egjiptit.
Në ndeshjen vendimtare për medalje, Fortesa tregoi vendosmëri dhe përgatitje të lartë, duke mposhtur italianen Ferracuti Clio me rezultat të ngushtë 4:3.
“Medalje e bronztë në Premier League, Kajro, Egjipt – një nga garat më prestigjioze ku marrin pjesë vetëm 32 karateistët më të mirë në botë.
Jam jashtëzakonisht e lumtur që pas 6 luftërave shumë të forta, arrita të siguroj medaljen time të parë në këtë nivel të lartë botëror .
Ky sukses më jep një motivim të jashtëzakonshëm për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet pas dy javësh në Armeni”, shkroi Orana në rrjetin social Facebook.
Ky është suksesi i parë i saj në një garë të Premier League të WKF, dhe një arritje historike për sportin e karatesë në Kosovë./Katror.info