Anok Yai sot është një nga modelet më të kërkuara në botë. Gruaja e bukur sudaneze përfundoi në botën e modës krejt rastësisht, pasi një fotograf e bëri foton e saj në një festival në Uashington në vitin 2017. Anok në atë kohë ishte një vajzë anonime, por falë fuqisë së rrjeteve sociale ajo u bë shumë shpejt modele.
“Mobili im nuk pushoi së dridhuri gjatë gjithë ditës,” kujtoi Yai momentin kur kuptoi se fotografia e saj kishte joshur aq shumë vëmendje në internet, shkruan Katror.info.

Sot, ajo është një supermodele dhe mban sfilatat e stilistëve më të mëdhenj në botë. Shumë e konsiderojnë atë si një nga femrat më të bukura të ditës së sotme dhe ajo ka më shumë se një milion ndjekës në Instagram.
Anok është modelja e parë nga Sudani i Jugut dhe modelja e dytë me ngjyrë pas Naomi Campbell që hap një shfaqje Prada. Ajo është shfaqur disa herë në kopertinat e “International Vogue”./Katror.info