Fotografia e dy minjve duke luftuar për një thërrime në një metro të Londrës ka fituar çmimin prestigjioz për fotografinë më të mirë të jetës së egër – “Wildlife Photographer of the Year LUMIX People’s Choice Awards”.
Fotografia e shkrepur nga Sam Rowley në stacionin ‘Squabble’ është përzgjedhur si fituese e këtij çmimi nga më shumë se 48,000 fotografi të kafshëve të egra nëpër botë të cilat ishin në garë.
Imazhi, i përzgjedhur mes 25 kandidatëve për këtë konkurrim, do të shfaqet në një ekspozitë në Muzeun e Historisë Natyrore deri më 31 maj, në Londër. /Katror.info
Përgatiti:
