Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se më 25 gusht shpallet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në Akademinë Ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Katror.info.
Të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të vazhdojnë studimet për oficer në Forcën e Sigurisë së Kosovës do të kenë mundësinë të aplikojnë për këtë program prestigjioz. Kushtet e konkursit janë publikuar më 12 gusht 2025 dhe mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes: mod.rks-gov.net/Page/16.
Për informata shtesë, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit 038-555584-5690 dhe 038-555584-5691, ose përmes emailit: [email protected]./Katror.info