Nënkolonel Liridon Poroshtica ka ndjekur trajnimin “International Military Cooperation” që është mbajtur në Hagë të Holandës, me pjesëmarrjen e 22 shteteve, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.
Për shkak të lidershipit të treguar nënkolonel Poroshtica është zgjedhur udhëheqës i pjesëmarrësve dhe me këtë raste ka mbajtur fjalim në ceremoninë e certifikimit duke falënderuar për ftesën dhe bashkëpunimin që po i ofrohet Kosovës për të qenë pjesë në trajnime, ushtrime e konferenca të ndryshme, duke kontribuar kështu në ngritjen dhe avancimin e FSK-së, në nivel ndërkombëtarë.
Ceremonia është udhëhequr nga Admirali Smitt, që është Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim ndërkombëtarë në Ministrinë e Mbrojtjes së Holandes. /Katror.info