Donatella Versace do të largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës “Versace”, pas gati 30 vitesh. Ajo ka mbajtur postin që nga viti 1997 dhe e ka marrë detyrën pas vrasjes së vëllait të saj Gianni. Versace ka mbikëqyrur qindra fushata të modës për markën italiane, duke projektuar gjithashtu hotele dhe makina.
69-vjeçarja do të zëvendësohet nga Dario Vitale, i cili është një ish-drejtor dizajni për Miu Miu, dhe do të marrë një rol të ri ambasador të markës. Lajmi vjen mes spekulimeve se Prada Group është i interesuar të blejë Versace nga grupi Capri Holdings, i cili pagoi 2 miliardë euro (1.67 miliardë £) për shtëpinë e modës në 2018.
Capri Holdings tha se Versace tani do t’i përkushtohet mbështetjes së përpjekjeve filantropike dhe bamirëse të Versace dhe do të mbetet një avokate e markës globalisht.
Ai shtoi se njoftimet ishin pjesë e “një plani të menduar pasardhës” dhe vlerësohej Vitale si një “udhëheqës i fortë disenji”, “talenti dhe vizioni i të cilit do të jenë të dobishëm në rritjen e “Versace”-s./Katror.info