katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria përgatit kapitujt 4 dhe 5 me BE-në
    2 minutes ago
    Deputetët mblidhen sot për përpjekjen e 29-të të konstituimit të Kuvendit
    13 minutes ago
    Rënie e lehtë e temperaturave këtë javë
    29 minutes ago
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës
    8 minutes ago
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    1 day ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Fuqia e muzikës që bashkon në Kosovë dhe Irlandën Veriore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Fuqia e muzikës që bashkon në Kosovë dhe Irlandën Veriore

Last updated: 12/12/2024 12:19 PM
80 Shikime
Shpërndaje
Foto: AGK

Kur tingujt e luftës ndalen, notat pozitive mund të dëgjohen. Në Irlandën Veriore dhe në Kosovë, muzika po u jep zë historive të reja. Tekstshkrues dhe performues flasin për jetët që kanë ndryshuar ose lulëzuar në 25 vitet e paqes relative, shkruajnë Stuart Bailie dhe Gent Mehmeti.

Muzika gjithashtu ka potencial për të riparuar dëmet dhe për të afruar kultura të ndryshme. Ardhje të reja në qytete si Belfasti dhe Prishtina po i sjellin këngët e tyre dhe traditat e tyre. Në rastin më të mirë, tingulli i pas-konfliktit ka të bëjë me lidhjet artistike, empatinë dhe harmoninë.

Amita RAVIKIRAN performon në Qendrën e Muzikës Oh Yeah. Belfast, Irlanda e Veriut. © Stuart BAILIE

Amita Ravikiran erdhi në Belfast, në vitin 2010. Ajo është nga Mundgodi, në Indinë jugperëndimore.

Mundesh me e lexu edhe…

Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës

Ajo këndon në disa gjuhë, më së shumti në Kannada, por edhe në Hindi, Marathi, Awadhi, dhe Punjabi. Shumë shpesh, ajo e shoqëron këndimin e saj me një instrument tradicional me një tel që quhet ektara.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo sapo e ka regjistruar këngën e saj të parë në një studio në Belfast, Start Together. Është një këngë tradicionale dasmash indiane për “mençurinë e lashtë dhe lidhjen intime mes motrash”. Në tekstin Kannada, një komunitet lokal e ndihmon nusen për t’u përgatitur për ditën e saj të rëndësishme. Amita e ka titulluar “Përqafimi i traditës me secilën notë”.

Ajo është edhe një akademike, dhe ka përfunduar masterin në Folklor dhe Trashëgimi. Që prej ardhjes në Irlandën Veriore, ajo ka punuar në raportet me komunitetet dhe në sesione arti, madje duke krijuar një kor grash para pandemisë.

Ajo punon me një projekt në Belfast, me emrin Beyond Skin, një organizatë pionere e cila punon që nëpërmjet muzikës të zhvillojë “një shoqëri më paqësore, të barabartë dhe interkultutore, të çliruar nga racizmi dhe sektarizmi”.

“Kur erdha këtu”, thotë Anita, “kisha problem të komunikoja me të tjerët. Kisha njohuri të muzikës brenda vetes, por nuk dija si ta prezantoja. Dhe, Beyond Skin më dha lirinë. Artistët kanë nevojë për liri. Ata ishin shtylla për mua. Ata më lejuan që të këndojë çkado që doja. Për shkak të organizatës, kam takuar kaq shumë artistë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Darren FERGUSON (Beyond Skin. Belfast, Irlanda e Veriut. © Stuart BAILIE

“Unë ende entuziazmohem nga shkathtësistë artistike të Amitas”, thotë Darren Ferguson, që e ka krijuar Beyond Skin para 20 vitesh. “ Ndikimi nuk është zbehur dhe kur ajo shpërthen në këngë gjithmonë më duket sikur po e dëgjoj për herë të parë. Me Beyond Skin, ajo i ka përdorur aftëtistë e saj për të bërë botën një vend më të mirë. Kjo ka formësuar, ndryshuar dhe ka shpëtuar jetë”.

Darren udhëheq një mision me shumë ndikim dhe shumë divers, duke punuar me artistë në ardhje nga shtete si Irani, Somalia, Ukraina dhe Afganistani. Shpesh, këta individë kanë ikur nga zona të luftës, ose nga shoqëri që e kanë ndaluar muzikën sekulare. Darren dhe ekipi i tij u japin këtrye të larguarve mirëseardhje dhe një sens qëllimi.

“Secili ka një lloj rrëfimi tragjik në një mënyrë a tjetrën”, thotë Darren, “por, është rrëfim i rezistencës dhe i përpjekjes për të nisur sërish…Gjithmonë ka të bëjë me njerëzit që kanë kaluar nëpër shumë sfida”.

Punëtoria Beyond Skin. Belfast, Irlanda e Veriut. © Stuart BAILIE

Një nga talentet e Darrenit është aftësia për t’i bërë bashkë muzikantët e rinj me ata që tashmë janë në Belfast, duke përfshirë edhe pjesëtarët e bendit protestant:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kemi bërë projekte kur në skenë keni një bend muzikantësh që kanë qëndrime krejtësisht të ndryshme politike. Por, ata janë në skenë dhe performojnë bashkë dhe festojnë çfarë kanë bërë bashkë”.

Një pasion pa fund për refugjatë

Rita Ora dhe Dua Lipa, këngëtare dhe aktore të njohura botërore, janë me origjinë nga Kosova. Jetët e tyre në fillim janë shënuar nga konflikti dhe zhvendosja. Rita Ora u bë refugjate në Mbretërinë e Bashkuar, kurse Dua Lipa ka lindur në Londër. Pas përfundimit të luftës në Kosovë (1998-99), ajo u zhvendos me familjen e saj në Prishtinë, si një 11 vjeçare.

Rita Ora: “Këngëtarja dhe aktorja, iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”. #iamarefugee. Pllakë e kuqe e ngritur në vitin 2016 nga Këshilli i Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve si pjesë e serisë “Unë jam një refugjat” në St Cuthberts me shkollën fillore St Matthias, Warwick Road, Earls Court, Londër. Imazhi nga Spudgun67 i përdorur me licencë.

Rita Ora ka folur shpesh për ndjenjën si një person nga jashtë gjatë fëmijërëisë së saj në Britaninë e Madhe. Ajo u largua nga Prishtina për shkak të persekutimit të shqiptarëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Bashkë me familjen e saj, ajo u zhvendos në Angli, në vitin 1991. Rita Ora u rrit në Notting Hill dhe shkoi në Sylvia Young Theatre School.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në një intervistë për Elle në vitin 2022, Rita Ora foli për jetën e saj si refugjate, dhe se si muzika e ndihmoi të ballafaqohej me sfidat e saj.

“Mendoj se sfida kryesore ishte se ndjehesha si e huaj, sikur nuk kisha një vend përkatësie. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por siç e kam thënë edhe më herët, muzika më ka ndihmuar shumë me ndjenjat e mia”

“Edhe kur dëgjoja muzikë, ose kur aktroja, kjo ishte mënyra ime e lidhjes me botës. Kjo është fuqia e muzikës: na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që në rrethana tjera nuk do ta bënim, na jep një ndjenjë komunitetti dhe ndjenje që nuk jemi vetëm në këtë planet”.

Rita Ora e nënvizon krenarinë me prejardhjen e saj, duke thënë se teksa Londra është shtëpia e saj, Kosova “është shumë afër zemrës sime”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Për gjithë jetën do të ndjej një pasion pa fund për refugjatët, sepse unë jam një e tillë dhe gjithmonë do të jem”.

Dua LIPA në Sunny Hill Festival 2022. Prishtinë, Kosovë. Foto e përdorur me leje. © PhotoDardha

Ndërkohë, Dua Lipa ka folur për dualitetin në jetën kulturore të saj. Më shumë se negative, ajo vë në pah benefitet e të kaluarit të një pjese të rëndësishme të jetës në dy shtete:

“Gjithmonë e kisha idenë se jam nga dy vende, në të njëjtën kohë.

“E kuptova dualitetin e prejardhjes sime qysh kur isha e vogël. Njerëzit gjithmonë më pyesnin nga vinte emri im.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Isha shumë krenare me këtë, por kur isha më e re, doja që emri im të ishte Hannah — diçka ‘normale’ ose angleze”.

Kur Dua Lipa u zhvendos në Kosovë, ajo e zbuloi Kështjellën, nga autori shqiptar, Ismail Kadare, e vendosur në një konflikt të shekullit 15.

“ Ajo që kujtoj nga leximi i librit është se ishte shumë e vështirë ta lexoja, është një libër i madh, por ishte një hyrje e kalim në rrënjët e mia shqiptare. Ishte një moment vendimtar në jetën time, që i ndryshoi gjërat për mua”.

Pasi që Kosova ishte një shtet në tranzicion me konfliktin që sapo kishte përfunduar, shumë të rinj nuk e kishin mundësinë të ndiqnin ëndërrat e tyre, por “unë isha shumë e vendosur për këtë”, thotë Dua.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mirësevini në Sunny Hill

Muzika mund të ndihmojë që të ndryshojë përshtypjet negative për një vend të sapo dalë nga konflikti. Madje, mund të sjellë përfitime ekonomike. Një raport i UK Music report zbuloi se në vitin 2023, 345,000 turistë morën pjesë në ndeja, festivale dhe koncerte në Irlandën Veriore. Këta turistë muzikorë ndihmuan në shpenzim prej 135 milionë funtash, dhe 1.1000 vende pune.

Qyteti i Belfastit provoi të përfitojë nga ky aset kulturor, duke e marrë me sukses statusin e Qytetit të Muzikës nga UNESCO, në vitin 2021.

Sunny Hill Festival 2019. Prishtinë, Kosovë. Foto e publikuar nga Sunny Hill Festival e përdorur me leje.

Sunny Hill Festival, festivali më i madh muzikor në Kosovë, është emëruar sipas lagjes në të cilën familja e Dua Lipas ka jetuar në Prishtinë, Bregu i Diellit. Ka nisur në vitin 2018, duke e vendosur Prishtinën në hartën e festivaleve muzikore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me secilën ngjarje, Sunny Hill Festival është nikoqir i 100,000 adhuruesve të muzikës nga e gjithë bota. Aty kanë performuar artistë të njohur si Dua Lipa, Miley Cyrus, J Balvin, Calvin Harris, Martin Garrix, Afrojack, Hardwell, Stormzy, Skepta, AJ Tracey, Action Bronson dhe Gashi. Verën e kaluar, Sunny Hill Festival njoftoi për dy ngjarje të reja, një në Prishtinë e një në Tiranë.

Miley CYRUS në Sunny Hill Festival 2019. Prishtinë, Kosovë. Foto e publikuar nga Sunny Hill Festival e përdorur me leje.

Babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa, e krijoi festivalin me idenë për të promovuar Kosovën dhe për të ndihmuar turizimin në rajon.

Por, në vitin 2018 ishte e vështirë të binden artistë të mëdhenj që të performojnë. Vitin pasuses, ylli i “New Rules” u kërkoi miqve të saj Miley Cyrus dhe Calvin Harris që të ishin emrat kryesorë të festivalit. Këta dy performuan për herë të parë në rajon aty.

Kjo e ndryshoi se si artistët e tjerë dhe ekipet e tyre të menaxhmentit e shikonin festivalin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne vërtetë shkojmë përtej kufijve kur bëhet fjalë për performuesit”, ka thënë për BBC News, Dukagjin Lipa, duke shtuar: “Kur flas me artistë, i ftoj dhe u them: ‘Më besoni, do ta keni sistemin e zërimit më të mirin që mund të blihet”.

Të dhënat e tij të fundit tregojnë që rreth 40 % e vizitorëve vijnë nga jashtë Kosovës. Shifrat janë të ndikuara nga diaspora, meqë ata me lidhje familjare nga Kosova i sjellin miqtë e tyre.

Pajtimi me rok

Muzika është një mjet për ripajtimin në Mitrovicë, veriun e Kosovës. Popullata serbe jeton kryesisht në veri, teksa pjesa jugore është e banuar me shqiptarë. Një lum i ndanë të dyja pjesët. E ruajtur nga NATO-ja, lumi Ibër simbolizion ndarjet që mbesin në Kosovë. Sidoqoftë, organizata Community Building Mitrovica (CBM) u formua në vitin 2003, me qëllimin që ‘të rikthejë besimin dhe miqësinë që lufta dhe politika i shkatërroi mes qytetarëve në gjithë komunën e Mitrovicës, nëpërmjet kontaktit dhe dialogut”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Performanca muzikore si pjesë e Mitrovicës Rock School. Mitrovicë, Kosovë. Foto e përdorur me leje.

Performanca muzikore si pjesë e Mitrovicës Rock School. Mitrovicë, Kosovë. Foto e përdorur me leje.

Bashkë me organizatën jo-qeveritare Musicians without Borders, CBM menaxhoi me projektin origjinal të Shkollës së Rokut të Mitrovicës, duke ua mësuar të rinjëve të jugut e veriut të Mitrovicës artin e muzikës rok. Më shumë se 1000 të rinj kanë qenë pjesë e Shkollës së Muzikës nga Mitrovica, duke prodhuar kështu disa bende të përziera etnikisht, në Evropën juglindore.

CBM vazhdon të organizojë bashkëpunime të artit, dhe bashkë me Shkollën e Muzikës së Mitrovicës, organizon sesione për të bërë bashkë të rinjtë e Mitrovicës.

Sipas drejtoreshës ekzekutive, Afërdita Sylaj, temat që dalin nga këto sesione janë pozitive, dhe muzikantët e rinj kanë reagime të mira.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Me këngët, ata janë të kujdesshëm. Tekstet janë më shumë për të ardhmen, dhe jo aq për atë që ka ndodhur”.

Kënga e luleborës

Lyudmila Makey ka ardhur së fundi në Kosovë. Ajo e la vendlindjen e saj, Ukrainën pas invazionit rus, më 24 shkurt 2022. Pasi udhëtoi nëpër 4 shtete, ajo mbërriti në Prishtinë, më 17 prill. Ajo u përkrah nga iniciativa “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”, dhe vazhdon të shkruajë për Ukrainën nga qyteti i ri i banimit.

Lyudmila MAKEY. Prishtinë, Kosovë. © Stuart BAILIE

Ajo e përdor artin si mënyrë për t’u shprehur. Ajo e hapi një ekspozitë me piktura të lulediellit, që u mbajtë në Muzeun e Kosovës. Këndimi është një tjetër shprehje e rëndësishme për të.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kënga ukrainase është pjesë e kulturës sonë, dhe pjesë e shpirtit tonë. Në Prishtinë, ne kemi një komunitet të vogël të gazetarëve ukrainas. Ndonjëherë, ne takojmë studentë dhe gazetarë, dhe u tregojmë për Ukrainën dhe natyrisht, për kulturën tonë, edhe duke kënduar. Unë këndoj këngën time të preferuar, “Chervona Ruta”. Ka të bëjë me lulëkuqen. Burrat ua japin këtë lule grave, kur dashurohen në to”, thotë ajo.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, Lyudmila këndoi në publik në Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit, më 11 tetor 2022. Ajo e ndau skenën me sopranon e famshme botërore, Arta Jashari, Ky ishte një moment i jashtëzakonshëm i performimit të këngës popullore kosovare, “Luleborë”.

Lyudmila thotë:

“Ishte hera e parë që këndoja shqip. Kur erdha në Prishtinë, unë nuk kuptoja shqip aspak. Por, kam mbajtur disa kurse, dhe tani i di disa fjalë. E di, për shembull që ‘Luleborë’ do të thotë një lule nën borë. U inspirova nga lulebora, sepse më kujtonte për jetën time të kaluar, jetën e lumtur”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Doja të shpreh ndjenjat e mia për popullin e Kosovës Prandaj, edhe bëra. Dhe u insiprova. Isha shumë e lumtur. Mendova për Ukrainën dhe familjen time, e fëmijët e mia. Muzika është më shumë se vetëm fjalë. Është një shprehje e shpirtit, nga zemra”.

Shumë njerëz në Irlandën Veriore dhe Kosovë do të pajtohen me sentimentin e Lyudmila.

Mund të ketë pengesa në ura e në të ashtuquajturat “mure paqeje” që ndajnë komunitetet, por muzika e ka kapacitetin për të tejkaluar problemet. E ka fuqinë unike, ripërtritëse.

—

Ky artikull është pjesë e serisë në bashkëautorësi nga Kosova e Irlanda Veriore të gazetarëve që ishin pjesë e projektit për gazetarinë e paqes, inicuar dhe organizuar nga Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës, në partneritet me Shard Future News, dhe financimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë. Faktet e prezantuara dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe janë të pavarura nga secili donacion. / Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Dua LipaFuqia muzikesGent MehmetiIrlanda VerioreKosovalajme të miramuzikaoh Yeah Belfastrita oraStuart BailieSunny Hilltop3Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm TIME e zgjedh Elton Johnin “Ikona e vitit 2024”
Artikulli i ardhshëm Mbi 20 milionë euro grante në mbështetje të bujqësisë në zonat rurale

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Ermonela Jaho sjell magjinë e operës në zemër të Prishtinës

Lajme të miraNewsletter

Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17

23 Shikime
Lajme të mira

Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?