Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, është shpallur fitues i “Topit të Artë”.
Rodri e ka vlerësuar këtë natë si të jashtëzakonshme, ndërsa ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur, përfshirë bashkëshorten.
Ai ka falënderuar bashkëlojtarët e tij te Manchester City, por edhe ata te Përfaqësuesja e Spanjës me të cilën e fitoi titullin e Evropës.
“Pa ta s’do të ishte e mundur”, ka thënë Rodri.