Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, mund ta vazhdojë karrierën në Galatasaray, ekip me të cilin po shkëlqen pas huazimit nga Norwich City.
26-vjeçari është i huazuar për një sezon te lideri i Superligës turke.
Gazeta turke “Hurriyet” raporton se Galatasaray është gati që të ofrojë 7 milionë për shërbimet e Raahicës, shkruan Shqip.com.

Pritet që Galata së shpejti të nisë negociatat me klubin në Championshipin anglze, me të cilin ka kontratë edhe dy vjet me Norwichin.
Rashica ka regjistruar 20 paraqitje ka kontribuar me katër gola e katër asistime./Katror.info