katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    8 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    8 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    8 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    15 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    17 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    18 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    18 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    14 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    18 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet

Last updated: 17/09/2025 9:01 AM
129 Shikime
Shpërndaje
Albana Isufi Jashanica, kryeredaktore e Katror Media
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Gazetaria konstruktive: Antidoti që na duhet

Një sondazh i fundit i Reuters Institute for the Study of Journalism tregoi se shmangia e lajmeve po arrin përmasa rekord në mbarë botën. Në gati 50 vende, 40% e të anketuarve thanë se shpesh i shmangen lajmeve – një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e kaluara. Një nga arsyet kryesore? Lajmet po ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të njerëzve.

Ky është një alarm serioz për gazetarinë. Nëse publiku po e mbyll veten ndaj lajmeve sepse ato sjellin vetëm lodhje, frikë apo irritim, atëherë është koha që ne si media të reflektojmë thellë mbi rolin tonë. Nuk mjafton vetëm të raportojmë çfarë ndodh; mënyra si raportojmë është po aq e rëndësishme.

Prandaj ne, si Katror Media, që nga dita e parë kemi zgjedhur një qasje tjetër: gazetarinë konstruktive. Për ne, kjo nënkupton:

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

  • Të sjellim lajme të mira, por edhe kritike, objektive e të balancuara;
  • Të merremi me çështje të rëndësishme për shoqërinë, jo me skandalet që nxisin urrejtje;
  • Të ndërtojmë ura, jo të thellojmë ndarje;
  • Të punojmë për të ardhmen, pa u mbërthyer tek e kaluara;
  • Të shpjegojmë kontekstin e ngjarjeve dhe të bazojmë çdo gjë në fakte;

Por gazetaria konstruktive për ne nuk është vetëm mënyrë e raportimit. Ajo është edhe mbështetje e aktivizmit qytetar. Që nga dita e parë, ne kemi vendosur fokusin tek individët dhe organizatat që punojnë çdo ditë për të adresuar problemet konkrete të qytetarëve. Shpesh këta njerëz nuk presin që institucionet të ofrojnë zgjidhje – ata vetë mobilizohen, angazhohen dhe bëjnë ndryshimin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ne kemi besuar gjithmonë se duke i dhënë zë këtij aktivizmi qytetar, jo vetëm që informojmë publikun, por e fuqizojmë atë. Sepse gazetaria konstruktive nuk ndalet tek problemet – ajo u jep zë edhe përpjekjeve dhe zgjidhjeve që burojnë nga vetë shoqëria.

Ne e dimë që sot shoqëria jonë është skajshmërisht e polarizuar – si në politikë, ashtu edhe në media. Diskursi është negativ dhe shpesh dekonstruktiv: ose je “me ne”, ose “me ata”. Ne kemi vendosur të jemi antidoti i kësaj gjendjeje.

Më 20 shtator, Katror Media mbush 3 vjet. Në këto tri vite kemi treguar se është e mundur të bësh gazetari të mirë pa hedhur benzinë mbi zjarrin e ndasive. Duke i dhënë hapësirë aktivizmit qytetar dhe duke ndërtuar ura komunikimi, ne kemi treguar se gazetaria mund të informojë me përgjegjësi, të kritikojë me qëllim përmirësimi dhe të hapë hapësira për kuptim e dialog konstruktiv.

Në kohën kur gjithnjë e më shumë njerëz shmangin lajmet, ne në Katror Media besojmë se gazetaria konstruktive është rruga e vetme për të rikthyer besimin, për të fuqizuar individin dhe për t’i dhënë shoqërisë tonë një frymë më të shëndetshme debati.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi.

Për këtë trevjetor dhe shumë e shumë të tjerë, gëzuar Katror! 🥂

#katrormedia #veclajmetemira #skamunal

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Kastriot Orana – promotor i fuqizimit të vajzave në sport
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Nga Kosova në botë – Festivali Art Without Limit dëshmon se arti nuk njeh kufij
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    „Moja priča, moje dostojanstvo“ – inicijativa koja je donela kućne usluge najranjivijim ženama i devojčicama na Kosovu
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    “My Story, My Dignity” – The Initiative That Brought Home-Based Services to the Most Vulnerable Women and Girls in Kosovo
TAGGED:Gazetariagazetaria konstruktiveKatror MedialajmetLajmet e mirapeopletopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Winx Club rikthehet në Netflix me një seri të re
Artikulli i ardhshëm Dardan Berisha rrëfen momentin kur zgjodhi Kosovën

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Lajme

Nesër seanca konstituive e Kuvendit

5 Shikime
Lajme

KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?