Teatri i Gjilanit mirëpret sonte, më 30 qershor, premierën e shfaqjes “Gënjeshtra”, një komedi moderne dhe therëse nga dramaturgu i njohur francez Florian Zeller, shkruan Katror.info.
Nën regjinë e Ekrem Sopit, kjo vepër vjen me një kast të njohur aktorësh: Gani Rrahmani, Qendresa Jashari, Alban Shahiqi dhe Safete Mustafa Baftiu.
“Gënjeshtra” eksploron marrëdhëniet, dashurinë, dyshimin dhe të vërtetat që fshihen pas një gënjeshtre të vogël — duke u shndërruar në një reflektim mbi sinqeritetin, tensionin dhe ironinë që shpesh karakterizon jetën bashkëkohore.
Biletat për natën e premierës janë të gjitha të shitura, ndërsa repriza e parë e shfaqjes do të jepet më 1 korrik në ora 20:00 – me disa vende të lira ende në dispozicion./Katror.info