Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988 nga varrezat Père-Lachaise të Parisit.
Policia lokale ka njoftuar nëpërmjet mediave sociale se rastësisht u gjet busti imponues i këngëtarit të Doors, i punuar nga artisti kroat Mladen Mikulin, u vodh 37 vjet më parë nga një varrezë pariziene.
Busti, i cili ishte vendosur për dhjetë vjetorin e ndarjes nga jeta e Jim Morrison, u gjet rastësisht nga departamentet financiare dhe antikorrupsionit të departamentit të policisë gjyqësore të Parisit, ka konfirmuar informacionin stacioni radiofonik RTL.
Sipas stacionit radiofonik, ajo u zbulua rastësisht gjatë një hetimi të plotë për një rast mashtrimi nga zyra e prokurorit të Parisit.
Rokeri amerikan, këngëtari legjendar i Doors, vdiq në Paris në korrik të vitit 1971.
Sipas versionit zyrtar, Jim Morrison vdiq në vaskën e tij në moshën 27 vjeç, nga një atak në zemër.
Megjithatë, prej disa vitesh, ka dalë në pah një version tjetër: gazetari dhe autori Sam Bernay pretendon në librat e tij se këngëtari ikonik kishte marrë mbidozë droge në tualetet e “Rock’n’Roll Circus”, një klub nate në Paris.