Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është pritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Komandanti i Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC), Gjeneral Brigade Jason A. Curl, gjatë përmbylljes së vizitës së tij në SHBA.
“Fillimisht Komandanti i kësaj qendre Gjeneral Brigade Curl e njoftoi Gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni,” thuhet në njoftimin e FSK-së, raporton Katror.info.
Ndërsa në anën tjetër Gjeneral Jashari e falenderoi Gjeneral Brigade Curl për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave tonë dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër.
Gjithashtu Gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim./Katror.info