katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    12 minutes ago
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    3 hours ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    3 hours ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    41 minutes ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    3 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    3 hours ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Gjermania do t’u bashkohet liderëve në automobilët elektrikë!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Gjermania do t’u bashkohet liderëve në automobilët elektrikë!

Last updated: 10/09/2023 6:06 PM
147 Shikime
Shpërndaje
Foto: Top Channel


Automobili elektrik e ka tronditur shtetin e madh të automobilëve. Por gara për gjermanët nuk ka përfunduar, shkruan Auron Dodi.

Me deklarata të vendosura liderët politikë të Gjermanisë po përpiqen ta mbajnë në shina një diskutim që ka nisur në Gjermani për të ardhmen e industrisë automobilistike gjermane.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz mbrojti në panairin e automobilëve IAA 2023, që po mbahet në Mynih aftësinë konkurruese të automobilëve gjermanë. “Aftësia konkurruese ndërkombëtare e industrisë automobilistike gjermane as diskutohet”, tha Scholz. Nuk është rastësi tha ai që pionieri i automobilëve elektrikë, Tesla, e ndërtoi në Brandenburg fabrikën e tij. Ndërsa kryeministri bavarez Markus Söder tha se landi i tij federal ndihet i përkushtuar ndaj automobilëve. “Bavaria është një land i automobilëve “, automobili është “pjesë e ADN-së sonë bavareze”, tha ai.

Mundesh me e lexu edhe…

Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë

Deklaratat bëhen në sfondin e diskutimeve që zhvillohen këto kohë në publik me të cilat industrisë gjermane të automobilëve i parashikohet rrënimi. Sipas disa kritikëve ajo ka një prapambetje të pariparueshme te automobilët elektrikë. Shfaqja me vetëbesim të madh, për herë të parë masivisht, në Panairin e Automobilëve në Mynih e prodhuesve kinezë të automobilëve elektrikë (me 70 firma) i ka nxitur kritikët. Shoqatat e automobilistëve gjermanë kërkojnë çmime energjie të përballueshme, më pak taksa e burokraci, që puna t’ia vlejë, përcjell Top Albania Radio.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Motorit me djegie të brendshme i kanë vënë datë skadence

Diskutimi është i kuptueshëm, pasi Evropa dhe në këtë kuadër Gjermania po ndeshen me një konkurrencë me agresive se pritej nga industria kineze e automobilëve. Për Gjermaninë është në lojë e ardhmja e njërës nga industritë kyçe të vendit: pothuajse 1 milion vende pune në Gjermani varen sot drejtpërdrejt nga industria automobilistike. Mbi 3 milionë vetura (3.096.165) u prodhuan në Gjermani, sipas të dhënave të fundit në dispozicion (2021) (për krahasim Franca (918.000), Britania e Madhe (859.575) prodhuan në të njëjtën kohë më pak se një milionë vetura secila). Kjo shifër për Gjermaninë është megjithate larg shifrës rekord të vitit 2016, kur u prodhuan pothuajse 6 milionë vetura (5.746.808).

Prodhimi zotërohet nga koncernet e Volkswagenit- koncerni më i madh automobilistik në botë – nga Daimler e nga BMW, si dhe shoqëritë bija amerikane dhe franceze, Ford dhe Opel.

Gjermanët dhe evropianët e tjerë e shohin veten nën presion edhe sepse motorit me djegie të brendshme i kanë vënë datë skadence. Automjete të reja, thjesht me motor me djegie mund të shiten në BE vetëm deri në vitin 2035, pra edhe 12 vjet. (Me këmbënguljen e Gjermanisë dhe Italisë KE pritet ta zgjasë këtë afat për automjetet që funksionojnë me karburante të prodhuara me karbon të kapur nga atmosfera dhe hidrogjen të kapur nga energjia elektrike e rinovueshme).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Industria automobilistike në Gjermani ndodhet para tre sfidave: ndryshimit të klimës, që solli vendimin për automjetet elektrike; ndryshimit teknologjik dhe rritjes së konkurrencës së përbotshme.

Është fakt që shpikësja e automobilit, Gjermania i konstatoi me vonesë përparësitë e automjeteve elektrike. Sukseset e jashtëzakonshme në shitjen e automjeteve me motorë me djegie të brendshme ndoshta i përkundën në siguri të gabuar prodhuesit gjermanë të automobilëve. Me guxim Tesla amerikane hapi rrugë të reja me automjetet e saj elektrike. Prodhuesit kinezë të automobilëve shfrytëzuan gjithashtu shansin që u ofroi ndryshimi teknologjik.

Në automjetet me motor me djegie, për të cilat janë të famshëm inxhinierët gjermanë, kinezët nuk u bënë asnjëherë konkurrentë seriozë. Automjetet elektrike nga ana tjetër janë teknikisht më të thjeshta. Me sponsorizim të madh nga qeveria, ndërtuesit kinezë investuan herët në teknikën e automjeteve elektrike dhe në rrjetëzimin e tyre. Në prill të këtij viti, në panairin e automjeteve në Shangai, gjermanët panë me admirim sa kishte përparuar Kina në tre vitet e mbylljes së pandemisë.

Gara për gjermanët nuk ka përfunduar

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithë presionin nga konkurrenca, gara për industrinë gjermane të automobilëve nuk është e humbur. Dhe kjo për shumë arsye.

Industria gjermane e automobilëve ka kapërcyer tashmë disa kriza në 100 vitet e fundit. Në vitet ’70-’80 ajo reagoi ndaj krizës së naftës duke ndërtuar automjete më kursimtare; krizën ekonomike në fillim të viteve ’90 koncernet gjermane si VW e përballuan me model të ri të kohës së punës (javë me katër ditë); krizën financiare të 2008-ës, koncernet automobilistike e pëballuan me ndihmë nga shteti: kompensim për punë me orar të reduktuar, kompensim për blerjen e një automjeti të ri dhe për dërgimin për skrap të automjeteve të vjetra.

Sfidat aktuale konsiderohen prej disave ekzistenciale. Aftësitë e inxhinierëve gjermanë tradicionalisht janë veçanërisht të shquara në ndërtimin e motorëve me djegie, të karoserive, në mekanikën e automjetit dhe në lehtësinë e përdorimit të automobilëve.

Zemra e automjetit sot megjithatë është programi kompjuterik që e drejton automjetin, software. Automjetet e sotme elektrike janë „platforma të dhënash me rrota.” Pjesët kryesorë të automjetit elektrik sot janë bateria, motori elektrik, elektronika e energjisë së automjetit, karikuesi i automjetit elektrik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përparësitë e Gjermanisë si vend i prodhimit të automobilëve

Prodhuesit gjermanë të automobilëve, megjithë vonesën, ka vite që e kanë nisur kursin për të kapur liderët botërorë, Teslan dhe të tjerët: Volkswagen dhe Audi, Daimler dhe BMW kanë investuar prej vitesh me miliarda euro për tranzicionin në elektromobilitet.

Gjermaninë e mbështesin në tranzicion faktorë si tradita e gjatë e ndërtimit të automjeteve, rrjeti i furnizuesve kompetentë dhe mbi të gjitha, formimi profesional i shkëlqyer i punonjësve. Prej fundit të shekullit të 19-të, Gjermania është gjithashtu lidere botërore në prodhimin dhe eksportin e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

Ende Gjermania është një vend i madh automobilësh, për ta shprehur me fjalët e një përfaqësuesi kinez në panairin e Mynihut. Të paktën 64% të automjeteve që prodhon Gjermania i eksporton.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shifrat e prodhimit të automobilëve elektrikë janë gjithashtu domethënëse: gjysma e automjeteve elektrike që shiten sot në Evropë prodhohen në Gjermani (këtu përfshihet edhe prodhimi i Teslas). Për sa i përket automjeteve elektrike të regjistruara në Gjermani, në gusht Volkswageni ia kaloi Teslas (mbi 41.000 automjete përballë 38.000 automjete).

Pozicioni teknologjik i industrisë automobilistike gjermane

Studime të ndryshme kanë konstatuar se deri pak vite më parë (2017) ndërtuesit gjermanë të automobilëve kanë zotëruar 20% të tregut për shitjen e automjeteve elektrike, ashtu si me automjetet konvencionale. Kurse në automjetet hibride, pra në automjetet elektrike si me bateri, ashtu edhe me motor me djegie, gjermanët kanë zotëruar 40% të tregut.

Në patentat për bateritë për automjetet elektrike, Gjermania është nga lojtarët kryesorë globalë, 10-15% e patentave për këto bateri i kanë gjermanët. Dobësi ka në prodhimin e celulave të baterive, për shkak të lëndëve të para. Për këto gjermanët kanë nisur bashkëpunime me amerikanët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjermanët zotërojnë shumë patenta edhe për elektronikën e energjisë së automjetit dhe për karikuesit e automjetit elektrik. Edhe për sa i përket prodhimit dhe eksportit të motorëve elektrikë gjermanët kanë pozicion të mirë.

Disa modele automjetesh elektrike gjermane konkurrojnë tashmë me sukses në tregun botëror. Audi e-Tron, Mercedes EQS, Porsche Taycan, Volkswageni me Enyaq të Skodas, janë modelet më të suksesshme. Në shifra: në vitin 2023, 20% e automjeteve që eksporton Gjermania janë automjete elektrike.

Për sa i përket software-s së automjetit, BMW ka ndërtuar programin e saj BMW OS7, Daimler MB. OS kurse VW sistemin VW.OS. Pritet të shihet sa shpejt do ta përballojnë sistemet gjermane konkurrencën e TESLA-s, por edhe të sistemeve kineze.

Aftësi krijuese konkurruese të inxhinierëve gjermanë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Inxhinierët gjermanë shquhen për kreativitet. Në një vlerësim sasior dhe cilësor të 29 koncerneve botërore automobilistike dhe 90 markave, që u bë sivjet nga Center of Automotive Management (CAM), si koncerne kryesojnë gjermanët për risitë, të pasuar nga kinezët. Është fjala për risi teknike në automjet që përmirësojnë ndjeshëm përfitimin e klientit në krahasim me të kaluarën, risi në motorët elektrikë, në udhëtimet autonome, në konektivitet.

Grupi i Volkswagenit dhe Daimler zënë vendin e parë e të dytë, me përkatësisht 160 dhe 145 risi teknike. Pasohen nga dy koncerne kineze. BMW vjen në vend të 7-të me 90 risi.

Platforma të përbashkëta prodhimi me amerikanët dhe kinezët

Veç aftësivë që zotërojnë, për të konkuruar në këtë fushë, inxhinierët gjermanë të koncerneve po ndërtojnë platforma të përbashkëta prodhimi me amerikanët dhe kinezët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për të prodhuar bateritë e automjeteve, BMW ka planifikuar të ngrejë në Gjermani një fabrikë me zhvilluesen amerikane të baterive, Solid Power. Volkswageni është sponsori kryesor i startup-it të Silicon Valley-t QuantumScape, që po ndërton prototipe baterish moderne për koncernin gjerman.

Koncerni i Volkswagenit do të përdorë platformat e automjeteve të prodhuesit kinez të automobilëve Xpeng për produktet e tij. BMW po zhvillon me koncernin kinez Muri i Madh platformën për automjetet më të vogla elektrike Mini Cooper S. Daimler prodhimin e automjetit më të vogël SMART ia ka lënë koncernit kinez Geely.

Automjetet elektrike pak të përhapura

Infrastruktura për ngarkimin e automjeteve elektrike është vendimtare që automjetet elektrike të përhapen më shpejt në Gjermani dhe në Evropë. Elementi i dytë është shpejtësia e ngarkimit të automjetit elektrik. Të dyja këto probleme qeveria gjermane ka vendosur t’i mënjanojë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Javët e ardhshme Gjermania do të miratojë një ligj, që i detyron pronarët e pikave të karburantit të instalojnë ngarkues të shpejtë për automjetet elektrike, me të paktën 150 kilovat. 1 milionë pika ngarkimi do të ngrihen deri në vitin 2030. Aktualisht në Gjermani ka mbi 90.000 pika ngarkimi publike dhe 700.000 private. Banka Gjermane për Zhvillimin do t’i subvencionojë me kredi pikat private të ngarkimit, në kombinim me panelet djellore dhe ruajtësit e energjisë.

Edhe koncernet automobilistike vetë, VW, Mercedes-Benz, BMW, Ford dhe Hyundai me një operator të posaçëm (Ionity) do të ndërtojnë pika të ngarkimit të shpejtë për automjetet elektrike.

Gjermanët po tregojnë interes edhe për përdorimin e hidrogjenit në industrinë automobilistike. Ata janë bashkuar me evropianë të tjerë dhe eksperimentet e para janë premtuese.

Marrëdhënia e veçantë e gjermanëve me automobilin

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në botë, automobilët gjermanë i çmojnë lart për fuqinë, për shpejtësinë dhe rezistencën e tyre. Epiteti “dragoj fluturues” i ka shoqëruar rregullisht këto vepra arti të inxhinierëve gjermanë.

Kurse në Gjermani, për vendasit automobili është një mit, ai është simbol i lirisë, i pavarësisë. Këto përcaktime gjermanët i lidhin me automobilët konvencionalë dhe jo me ata elektrikë.

Automobili është për gjermanët më tej një objekt i çmuar me vlerë, jo thjesht një objekt përdorimi, si shihet ai p.sh. nga fqinjët francezë. Me markën dhe klasën e automobilit shumë gjermanë lidhin edhe statusin shoqëror.

Ndonëse kjo traditë po lëkundet disi në brezin më të ri, që preferon për lëvizshmëri edhe mjete më miqësore ndaj ambjentit, si biçikletat (elektrike), skuterat elektrikë, gjermanët janë larg braktisjes së automobilit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gara për çmimin

Gara sot bëhet për çmimin e automjeteve elektrike. Përparësi e automjeteve kineze është çmimi i tyre i ulët (edhe në sajë të sponsorizimit të prodhimit nga qeveria kineze): ato kushtojnë mesatarisht rreth 40% më pak se automjetet gjermane. Kjo lidhet edhe me faktin se kinezët ofrojnë mjaft automjete të vogla dhe të mesme. Automjetet elektrike gjermane janë kryesisht luksoze, megjithëse portofoli i prodhuesve gjermanë po zgjerohet me modele të reja.

Industria automobilistike gjermane ka arritur gjëra të jashtëzakonshme në 100 vitet e fundit. Baza që gjermanët ta vazhdojnë edhe në këtë fushë këtë histori suksesi teknologjik ekziston. Në epokën e individualistëve, në segmentin e automjeteve luksoze elektrike gjermanët kanë një pozicion të fortë, përballë “brumit uniformë” të gjithë të tjerëve/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Radioteleskop gjigand në hënë – Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    “Tapi Tapi”: Akulloret që qetësojnë shpirtërat dhe ringjallin kujtesën afrikane
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Një xhel i veçantë mund të ndihmojë në shpëtimin e koraleve
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen
TAGGED:GjermaniLifestylevetura elektrike

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ura e Mesit në Shkodër një nga perlat e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore
Artikulli i ardhshëm Kosova barazon me Zvicrën, Muriqi heroi i ndeshjes

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

A e dini sa pajisje përdorin iOS 18?

4 Shikime
Life Style

Google prezanton një opsion të ri për kërkim me AI

7 Shikime
Life Style

Kopshtaria aktiviteti fizik që nënvlerësohet – mëso përfitimet për mendjen

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?