Këngëtari i njohur shqiptar Gjon’s Tears ka folur sot për Top Channel, rreth suksesit të shpalljes ‘Artisti më i mirë zvicerian’ për të dytën herë. Ai nisi intervistën duke treguar sesi e ka pritur këtë arritje:
”Ndihem shumë i lumtur dhe krenar për çmimin ndërsa këtë vit nxorra edhe albumin tim”, ka thënë ai.
Ceremonia e dhënies së çmimit u anulua për shkak te konflikit të Izraelit me Hamasin, siç i kishte ndodhur edhe në Eurovision.
Këtë çmim ai tha se ia dedikon publikut dhe gjyshit të tij.
”Fillimisht ia dedikoj publikut sepse pa mbështetjen e tyre nuk do të ishte e mundur, por dhe gjyshit tim që ishte i pari që ka besuar në zërin tim”, shprehet ai.
I pyetur se a do të kesh një koncert në Shqipëri dhe a do të ndodhë së shpejti, ai shprehet i gatshëm për një tur koncertesh në qytete të mëdha të Shqipërisë.
‘Do kisha shumë dëshirë të bëja jo vetëm një koncert në Tiranë por një tur koncertesh në qytetet e mëdha të Shqiperisë”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket bashkëpunimeve të këngëtarëve shqiptarë, ai tha se pëqen bashkëpunimeve Shpat Dedës dhe Edona Vatocit që më pëlqen shumë kënga dhe thjeshtësia e klipit.
Përgatiti:
