Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari Nexhmi Rexhepi, realizoi një vizitë zyrtare në Zagreb më 15–17 tetor 2025, me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë.
Delegacioni kosovar u prit nga kryetari i sapoemëruar i Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Frane Staničić, dhe gjyqtarët e tjerë të kësaj gjykate. Gjatë vizitës, të dyja palët zhvilluan një punëtori profesionale të përbashkët, duke u fokusuar në çështjet e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore dhe kontestet zgjedhore.
Takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbim të përvojave dhe përforcim të bashkëpunimit ndërgjyqësor midis dy vendeve./Katror.info