katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit
    2 hours ago
    Kurti: Pos balotazhit, pritet të kemi edhe dy palë zgjedhje të reja
    2 hours ago
    Papa Leoni do t’i vizitojë Turqinë dhe Libanin në nëntor
    2 hours ago
    Jetesa e pavarur dhe aftësimi për jetë, nis hartimi i akteve nënligjore
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
    2 hours ago
    Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bien edhe në Kosovë
    6 hours ago
    Berisha-Muharremi, folëse kryesore në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë në Dubai
    6 hours ago
    Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano
    7 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Luan Mulliqi – doajeni i skulpturës
    11 hours ago
    Sot fillon Festivali ‘ReMusica’
    11 hours ago
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    1 day ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    11 hours ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    11 hours ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    5 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    5 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    6 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linjë e re luksoze hekurudhore do të lidhë Parisin me Bregun e Amalfit
    7 hours ago
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    4 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    4 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë

Last updated: 27/10/2025 5:13 PM
6 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Ekspozita interaktive ‘Glass Room – Misinformation Edition’ në Europe House sjell një përvojë unike që zbulon se çfarë ndodh me të dhënat tona dhe si dizajni digjital ndikon në sjelljen njerëzore.

Sot në Europe House Kosovo në Prishtinë u hap ekspozita interaktive “Glass Room – Misinformation Edition”, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 tetor 2025.

E zhvilluar nga Tactical Tech, organizatë joqeveritare në Berlin dhe e mbështetur nga Bashkimi Evropian në Kosovë, kjo ekspozitë sjell një përvojë unike për të kuptuar mënyrën se si teknologjia, rrjetet sociale dhe dizajni ndikojnë në perceptimet dhe besimet tona online, shkruan Katror.info.

Mundesh me e lexu edhe…

Përmes instalacioneve vizuale dhe materialeve ndërvepruese, ekspozita i fton vizitorët të eksplorojnë se çfarë ndodh me të dhënat e tyre personale, si përhapen lajmet e rreme dhe cilat janë truket e dizajnit që nxisin emocionet dhe sjelljen digjitale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Katror Media

Në hapje të ekspozitës,ambasadori Aivo Orav, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, theksoi sfidat me të cilat përballet Evropa dhe bota në mbrojtjen e shoqërive nga dezinformimi, duke theksuar rëndësinë e vetëdijes digjitale dhe të menduarit kritik.

Ambasadori Aivo Orav, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

“Në të gjithë Evropën dhe mbarë botën, përballemi me një sfidë të përbashkët – si t’i mbrojmë shoqëritë tona nga dezinformimi, keqinformimi dhe manipulimi me informacionin. Kjo nuk është vetëm një çështje që lidhet me median apo botën online, por me qëndrueshmërinë, besimin dhe demokracinë – vlera që na bashkojnë dhe na përcaktojnë si evropianë. Në botën e sotme digjitale, informacioni përhapet më shpejt se kurrë më parë. Ne jemi krenarë që bashkëpunojmë me partnerët tanë në Kosovë që ndajnë të njëjtën vizion – gazetarë, edukatorë, shoqëri civile dhe të rinj. Së bashku, po ndihmojmë qytetarët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të njohur dezinformimin, për të vënë në pikëpyetje narrativat dhe për të marrë vendime të informuara,” tha Orav.

Bashkimi Evropian beson se përgjigjja më e mirë ndaj dezinformimit nuk është frika nga censura, por dija, hapja dhe të menduarit kritik. Kjo ekspozitë është shembull i mënyrës se si të mësuarit mund të jetë krijues dhe ndërveprues, duke i inkurajuar të gjithë të mendojnë në mënyrë kritike për informacionin online që konsumojnë,” ai shtoi tutje.

Pas tij, fjalë mori gazetari dhe hulumtuesi Kreshnik Gashi, i cili foli për ndikimin e dezinformatave në shoqërinë kosovare dhe theksoi se ekspozita ndihmon qytetarët të fitojnë njohuritë themelore për trajtimin e përmbajtjeve online dhe zhvillimin e aktivizmit qytetar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Kreshnik Gashi, gazetar/hulumtues

“Në këtë ekspozitë për shumë pak minuta, secili qytetar i Kosovës mundet me u pajis me njohuritë elementare se si duhet me e trajtu qasjen në internet, në marrjen e të dhënave të internet dhe cili duhet me qenë aktivizmi qytetar për me e luftu një të keqe të madhe me të cilën është duke u përballë bota, pra dezinformata dhe çrregullimi i informacionit. Të dhënat faktike që i kemi për shoqërinë tonë, na ngrisin në një nivel të alarmit dhe kërkojnë një hyrje gjithëshoqërore për me mbërri me i rrit kapacitetet e shoqërisë në trajtimin e çrregullimit të informacionit. Prej të dhënave të hulumtimit, po na del se qytetarët tanë çdo ditë e ma shumë po marrin ilaçe, po marrin trajtime shëndetësore duke u bazu në dezinformatë,” u shpreh Gashi.

“Programi synon me i eduku të rinjtë dhe të rejat e Kosovës qysh me iu qas dezinformatës, mirëpo programe të tilla duhen me u ndjekë prej secilit prej nesh. Andaj, jam shumë i entuziazmuar që kam me qenë pjesë e këtij projekti dhe që kam me mbërri me nda një eksperiencë bukur të madhe në raport me ndërtimin e mekanizmave mbrojtës për ruajtjen e privatësisë,” shtoi ai.

Foto: Katror Media

Ekspozitën e ndoqën vizitorë të shumtë, të cilët shprehën interes të madh për përmbajtjen e saj, duke eksploruar me kujdes instalacionet interaktive dhe duke u informuar mbi mënyrat se si të dhënat personale, informacioni online dhe dezinformimi ndikojnë në jetën e përditshme.

Foto: Katror Media

Në kuadër të ekspozitës do të mbahet edhe punëtoria “Zbërthimi i të Dhënave Tuaja: Faktet kundër Ndjenjave: Qëndro i Qetë dhe Zbulo Truket e Dizajnit”, më 29 tetor nga ora 13:00 deri në 15:00, e cila do t’u ofrojë të rinjve njohuri praktike mbi mbrojtjen e të dhënave, vetëdijesimin dhe aftësitë për t’u orientuar në mënyrë të sigurt në botën digjitale.

Ekspozita “Glass Room – Misinformation Edition” do të qëndrojë e hapur deri më 31 tetor, duke i ftuar qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm ta vizitojnë, të mësojnë dhe të reflektojnë mbi mënyrën se si informacioni online ndikon në jetën e tyre të përditshme./Katror.info.

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Sondazhet e exit poll-eve zbulojnë kush prin në komunat kryesore
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Palokaj: Zgjedhjet lokale në Kosovë, më të rëndësishme se ato parlamentare për BE-në
TAGGED:Aivo OravBashkimi Evropian ne Kosovebota digjitaledezinformataekspozitaEurope House KosovoGlass RoominternetiKreshnik GashiMisinformation EditiononlineTactical TechTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Akademiku Sabri Hamiti nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti i Tiranës
Artikulli i ardhshëm Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Çmimet e naftës bien globalisht, Rexhepi: Do të bien edhe në Kosovë

4 Shikime
Lajme të mira

Berisha-Muharremi, folëse kryesore në Kongresin Botëror të Diabetit dhe Endokrinologjisë në Dubai

9 Shikime
Lajme të mira

Interesim i lartë i të rinjve për mësimet në piano

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?