Federata e Golfit e Kosovës është shumë afër pranimit ndërkombërarisht.Njëra prej Federatave më të reja sportive në vend e ka dhënë lajmin e madh përmes faqes së vetë zyrtare, përmes së cilës ka zbuluar se e ka pranuar aplikacionin zyrtar nga Federata Botërore e Golfit, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, Federata kosovare pritet të bëhet anëtarja më e re e familjes së madhe botërore të golfit.Ky sport nuk është dhe aq i masivizuar dhe i njohur në Kosovë, por drejtuesit e Federatës së Golfit po mundohen të krijojnë kushte që të përhapet dhe të bëhet i popullarizuar ky sport edhe në vendin tone.
Në nëntor të vitit 2023 Federata e Golfit e Kosovës është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane duke u bërë anëtarja më e re e European Golf Association./Katror.info