Në Kampionatin e Kosovës në not, mbajtur më 24 dhe 25 qershor në Zllakuqan, notarja Hana Beiqi shkëlqeu duke u shpallur kampione në dy kategori: juniore dhe absolute, shkruan Katror.info.
Hana Beiqi arriti gjithashtu të vendosë dy rekorde absolute në distancat 50 metra shpinë me kohën 29.70 sekonda dhe 50 metra delfin me kohën 28.35 sekonda.
Ajo është notarja e parë nga Kosova që ka arritur të grumbullojë 739 pikë në sistemin e vlerësimit Aqua, një sukses i madh për sportin e notit në vend./Katror.info.