Ka nisur edicioni i 5-të i Festivalit të Filmit Sportiv “Prishtina 2025”, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Në hapje, të martën mbrëma, u shfaq premiera e dokumentarit “Luani me rrotë nëpër botë”, me autor Fatmir Hajzeri, i cili u prit me interesim nga të pranishmit.
Programi i festivalit do të vazhdojë sot (e mërkurë), nga ora 16:15, me shfaqjen e 9 filmave dokumentarë vendorë dhe ndërkombëtarë, në kinemanë ABC në Prishtinë.
Orari i plotë dhe përshkrimet e filmave mund t’i gjeni këtu: Orari i Festivalit.
Festivali synon të promovojë vlerat sportive përmes artit filmik dhe të sjellë më afër publikut histori frymëzuese nga sportistë e ngjarje sportive nga mbarë bota./Katror.info