Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka shpallur konkursin për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër për vitin 2024, transmeton Katror.info.
Sipas njoftimit zyrtar, ky konkurs synon të zhvillojë, avancojë dhe promovojë krijimtarinë teatrore në vend.
Të interesuarit dhe institucionet relevante të artit ftohen të propozojnë kandidatët për:
-Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore: i dedikuar personaliteteve të shquara në fushën e teatrit për sukseset dhe kontributin e veçantë gjatë karrierës së tyre.
– Katër Çmimet Vjetore për Teatër 2024: • Shfaqja më e mirë • Regjia më e mirë • Aktori/Aktorja më e mirë
– Çmimi vjetor për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar Propozimet duhet të përmbajnë arsyetimin me shkrim, CV-në e të nominuarit dhe materialet tjera përcjellëse.
Ato mund të dorëzohen personalisht ose nëpërmjet institucioneve si Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, teatrot publike dhe private, fakultetet e arteve të universiteteve publike dhe private të Republikës së Kosovës, si dhe shoqatat teatrore dhe trupat teatrore.
Konkursi është i hapur për 30 ditë nga data e shpalljes publike.
Propozimet duhet të dorëzohen në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35). /Katror.info
Për më shumë informacione, mund të vizitoni uebsajtin zyrtar të MKRS-së.
Përgatiti:
