Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, sot fillon zyrtarisht edicioni i panairit “Me zemër për Diasporën”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Ky aktivitet ka për synim të promovojë ndërmarrjet vendore që drejtohen nga gratë dhe të forcojë lidhjet ekonomike me komunitetin shqiptar jashtë vendit. Njëkohësisht, panairi synon të theksojë kontributin e grave në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Gjatë këtij panairi do të marrin pjesë dhjetëra biznese të udhëhequra nga gra, të cilat do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre për qytetarët dhe mërgimtarët që vizitojnë vendin./Katror.info