Policia e Kosovës ka hapur një tender në vlerë 1,008,750.00 euro për furnizimin me rroba civile për zyrtarët policorë.
Ky tender ka për qëllim blerjen e një sërë artikujsh, përfshirë kravata, këmisha, pantollona dhe setra, të cilat do t’u mundësojnë zyrtarëve policorë veshje të reja për vitin 2025.
Tenderi, që ka një vlerë prej më shumë se 1 milion euro, parashikon blerjen e disa qindra mijëra njësi të këtyre veshjeve, me qëllim që zyrtarët policorë të nisin vitin 2025 me një pamje të freskët dhe uniforme. Procesi i blerjes është planifikuar të mbyllet në fillim të muajit shkurt 2025.
“Furnizim me rroba civile për zyrtarët policorë. Vlera e parashikuar e kontratës: 1,008,750.00 euro. Projekti ka të bëjë me furnizim me rroba civile për zyrtarët policorë. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 10.02.2025. Të gjitha ofertat do të dorëzohen përmes E-Prokurimit dhe mostrat duhet të dorëzohen në adresën Rr. “Luan Haradinaj” – nr. 99, Ndërtesa e Re e Administratës së Policisë,” thuhet në dosjen e tenderit.
Më shumë detaje rreth tenderit këtu. /Katror.info