Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe me mbështetjen e UN Women, GIZ, ILO, Pro Peace, Ambasadës së Kanadasë në Kosovë dhe Kroaci, UNDP, UNFPA, VoRAE dhe QIPS, shpall hapjen e thirrjes për Çmimet Vjetore të Gazetarisë 2025.
Afati për aplikim është 27 nëntor 2025, ora 16:00. Gazetarët mund të aplikojnë vetëm në një kategori, me storie të publikuara gjatë periudhës 19 nëntor 2024 – 9 nëntor 2025.
Formën e aplikimit mund ta shkarkoni këtu
dhe ta dërgoni në adresën: [email protected].
Kategoritë e Çmimeve Vjetore 2025:
- Gazetari i Vitit
- Storja më e mirë informative në TV
- Storja më e mirë në ueb
- Kameramani i Vitit
- Raportimi për Fuqizimin e Grave
- Raportimi rreth Antigjipsizmit
- Gazetaria e sensibilizuar për konfliktin dhe Ballafaqimin me të kaluarën
- Raportimi për Punëtorët Migrantë
- Raportimi për të Drejtat e Punëtorëve
- Raportimi për Shëndetin Mendor
- Raportimi për Ndërtimin e Paqes dhe Besimit
Fituesit do të shpallen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 dhjetor 2025, në Prishtinë./Katror.info











