Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në bashkëpunim me KIESA ka njoftuar bizneset e sektorit të turizmit se gjatë muajit janar 2026 është hapur thirrja për skemën e granteve për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në kuadër të Programit të Tregut të Vetëm të Bashkimit Evropian (EU Single Market Programme – SMP).
Ky projekt 34-mujor, i quajtur PHOENIX 4.0, është financuar nga Bashkimi Evropian dhe synon të përkthejë objektivat e “Transition Pathway for Tourism” në zgjidhje praktike për NMVM-të e sektorit të turizmit.
Qëllimi kryesor i projektit është të mbështesë krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm dhe inovativ, duke ndihmuar bizneset turistike të përshtaten me sfidat e kohës dhe të zhvillojnë shërbime dhe produkte më konkurruese.
Të gjitha bizneset e interesuara duhet të dorëzojnë aplikimet deri më 18 mars 2026, ora 17:00.
Kjo është një mundësi e rëndësishme për ndërmarrjet e sektorit të turizmit për të përfituar mbështetje financiare dhe për të avancuar në tregun evropian./Katror.info










