Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur programin për punë praktike me kompensim për 6 muaj në Agjencinë e Punësimit.
Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë:
- deri në moshën 29 vjeçare;
- në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në Bachelor apo Master në fusha sociale;
- me notë mesatare në studime mbi 8.0.
Aplikacioni duhet të përmbajë:
Titulli në email (subject line) që specifikon komunën ku aplikoni për praktikë në punë;
Vërtetimin që jeni student dhe transkriptën e notave apo Diplomën;
Kopjen e letërnjoftimit.
Aplikacionet dërgohen në email: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 8 shkurt 2023./Katror.info