Më 1968 Paul McCartney nga Beatles premtoi të krijonte një këngë më të “rëndë dhe më të ndyrë” se grupi The Who që përdornin tinguj të rëndë të kitarave për kompozimet e tyre.
Kënga “Helter Skelter” nga albumi i tyre i vitit 1968 The Beatles (i njohur gjithashtu si “Albumi i bardhë”) e shkruar nga McCartney dhe e kredituar Lennon–McCartney konsiderohet si një ndikim kyç në zhvillimin e hershëm të Hard Rokut.
Kishte edhe grupe të tjera që asokohe përdornin tinguj të rëndë në këngët e tyre, Rolling Stones në “I can Get No Satisfaction” (Nuk mund të kënaqem). The Kinks në “ You Really Got Me”(Vërtet me ke bër për vete) por Beatles i dhanë shtytje kyçe tingullit të ri.
Hard rock më së shpeshti ka thith nga blues rock dhe luhej më fort dhe me më shumë intensitet. Këtë e praktikonin grupi Cream, Jimi Hendrix Experience, Jeff Beck Group dhe Stepenwolf, që ishin pionerët e tingullit të rëndë. Cream, në këngë si “I Feel Free”(Ndihem i lirë, 1966), kombinoi blues rock-un me pop-in dhe psikodelinë, veçanërisht në riff-et dhe solo kitarë të Eric Clapton.
Ndoshta gjithçka do të kishte mbetur vetëm në komponime të veçanta po të mos paraqitej grupi Led Zeppelin të cilët bluesin e shndërruan në diçka shumë më energjikë, shumë më të rëndë dhe shumë më të thellë me një fillozofi muzikore komplet më ndryshe se deri atëherë.
Shpejt dolën edhe Deep Purple dhe Black Sabath dhe kështu me këto tri grupe u definua zhanri i ri në muzikë, Hard Rock (Rok i rëndë), por njëkohësisht u vunë edhe themelet e zhanrit tjetër, Heavy Metal (Metal i rëndë).
Në vitet 1970, Hard Rock arriti identitetin e tij, solli kreativitet të freskët, nxori në pah vokalistë dhe instrumentalistë fenomenalë dhe la disa nga komponimet më të bukura në muzikën moderne.
“Stairway To Heaven” (Shkallët për në qiell) dhe “Kashmir” nga Led Zeppelin, ose “Child In Time” (Fëmija në kohë) dhe “Smoke On the Water “ (Tymi në ujë) nga Deep Purple mbeten ndër komponimet më të luajtura në historinë e muzikës moderne duke u rikomponuar në çdo zhanër muzikor, e edhe në forma simfonike.
Nga Hard Rock dolën edhe dhjetra zhanre dhe nën zhanre, Heavy Metal, Glam Metal, Thrash Metal, Speed Metal, Shock Rock, Groove Metal, Grunge etj. Me kohë të gjitha këto zhanre dhe grupe krijuan dëgjues dhe fansa besnikë me bazë të qëndrueshme, me ikonografi, dukje dhe sjellje gati të uniformuar fisnore që kishin premisa të njëjta si fansat e klubeve të futbollit.
Dëgjuesit e Iron Maiden, AC/DC, Judas Priest, Metallica etj, i ngjanin më shumë fansave se dëgjuesve të rëndomtë.
Hard rock u bë një shabllon dhe pasqyroi pikëpamjet dhe disponimet e shumta të brezit të ri. Ishin këngët proteste të lëvizjeve kundër luftës dhe të të drejtave civile në vitet 1960, të cilat krijuan hapësirë për mosbindje civile dhe ndikuan në qëndrimin e publikut, e cila shërbeu si paralojë për Hard Rock.
Edhe pse shumë e mohuan ndikimin e saj negativ, asokohe ai mundësoi një përdorim të përshpejtuar të drogës dhe alkoolit midis adhuruesve dhe fansave të tij, ndërsa ata u përpoqën të arrinin një lidhje më të fortë me muzikën.
Hard Rock-u u bë një pajisje unifikuese komunikuese për të treguar qëllimin e tij të dyfishtë, për të bashkuar grupet e ndryshme dhe për t’i ndarë ato nga konservatorizmi social. Imazhi specifik i Hard Rokut dhe Heavy Metalit shprehej edhe në kopertinat e albumeve, logot, veshjet, dizajnin e instrumenteve. Flokët e gjatë janë tipari dallues më i rëndësishëm i modës metalike, tipar fillimisht i adoptuar nga nënkultura e hipive, në vitet 1960 dhe 1970. Flokët gjata te fansat e Heavy Metalit simbolizonin urrejtjen, ankthin dhe zhgënjimin e një brezi dhe fuqinë që u duhej për t’u rebeluar.
Në vitin 1970, Black Sabbath publikoi atë që konsiderohet albumi i parë Heavy Metal, “Black Sabbath”.
Muzika e tyre ishte revolucionare edhe për hard rock. Ajo u karakterizua nga tekste të errëta, riffe të forta dhe një atmosferë të rëndë, duke e shndërruar Hard Rock-un në një formë të hershme të Heavy Metal. Transformimi i hard rock nga Deep Purple vazhdoi me albumin e tyre, “Machine Head” (Koka e makinës), i konsideruar (së bashku me “Black Sabbath”) si një nga albumet e parë proto-metal. Kënga “Highway Star” (Ylli i autostradës), nga ky album, konsiderohet kënga e parë Speed Metal.
Një grup tjetër, Nazareth, siguroi një përzierje të hard rock-ut që e komercializoi më tej zhanrin me albumin e tyre më të shitur, “Hair of the Dog” (Flokët e qenit), i cili nga ana e tij ndikoi shumë grupe të tjera.
Grupi Steppenwolf publikoi albumin e tij debutues të vetëtitulluar, duke përfshirë këngën “Born to Be Wild”, (I lindur për të qenë i egër) i cili përmbante referencën e parë lirike për Heavy Metal dhe ndihmoi në popullarizimin e stilit kur u përdor në filmin “Easy Riders” (Kalorësit e qetë).
Shumë shpejt filluan të mbizotërojnë grupet me tingullë të ngjashëm, Judas Priest, Van Halen, AC/DC Iron Maiden, Motorhead, më vonë edhe Metalika, Def Lepard etje.
Gjatë viteve 1970, hard rock-u zhvilloi një sërë nën-zhanresh. Në vitin 1972, Alice Cooper bëri albumin e parë Shock Rock, “School’s Out” (Shkolla ka mbaruar). Një vit më pas, Aerosmith, Queen dhe Lynyrd Skynyrd publikuan albumet e tyre debutuese me të njëjtin emër, duke demonstruar drejtimet e zgjerimit të hard rock-ut.
Lynyrd Skynyrd shfaqi “Free Bird” (Zogu i lirë), këngën e parë që tërhoqi vëmendje të gjërë për grupin. Kënga u bë shpejt një element kryesor për Lynyrd Skynyrd dhe njihet më shumë për seksionin e saj solo të trefishtë prej gati pesë minutash që e përfundon atë.
Në vitin 1974, pasardhësit e grupit Free, Bad Company publikoi albumin e saj debutues, i cili gjithashtu ndikoi në zhanrin e Hard Rock-ut. Në vitin 1974, Queen publikoi albumin e saj të tretë, “Sheer Heart Attack” (Sulm i pastër në zemër). Elementet në këngën “Stone Cold Crazy” (Guri i ftohët dhe i çmendur) ishin një nga shembujt më të hershëm të Thrash Metal, dhe ndikuan në artistët e mëvonshëm të Thrash Metalit, si Metallica dhe Megadeth.
Queen përdori vokale dhe kitara me shtresa dhe përziu Hard Rock me Arena Rock, Glam Rock, Heavy Metal, Progressive Rock dhe herë pas here, opera. Për më tepër, grupi Kiss e çoi më tej konceptin Shok Rock kur publikoi tre albumet e tij të para, “Kiss” (Puthja), “Hotter Than Hell” (Më i ngrohtë se ferri) dhe “Dressed To Kill” (I trajnuar për të vrarë), në pak më shumë se një vit.
Van Halen, grup i formuar në vitin 1978, muzika e të cilit bazohej kryesisht në aftësitë në kitare të Eddie Van Halen me këngën, “Eruption” (Erupcioni), nga albumi “Van Halen”, demonstroi teknikën e Eddie Van Halen dhe ishte shumë me ndikim për të ardhmen e zhanrit.
Shfaqja e Heavy Metal ka çuar në një farë konfuzioni në lidhje me ndryshimin midis grupeve të Hard Rock dhe Heavy Metal. Të dy zhanret kanë kryqëzime. Për shembull, pionierët e metalit të rëndë, si Black Sabbath, Led Zeppelin dhe Deep Purple, konsiderohen shpesh si grupe të Heavy Metal por edhe Hard Rock, ndërsa grupe të tilla si AC/DC, Aerosmith, Nazareth, Status Quo, Guns N. Roses, dhe Kiss, zakonisht konsiderohen vetëm Hard Rock.
Në vitin 1979, dallimet midis lëvizjes së Hard Rock-ut dhe lëvizjes në rritje të Heavy Metal u theksuan kur grupi australian i Hard Rock-ut AC/DC publikoi albumin e tij, “Highway to Hell” (Autostrada për në ferr). Muzika e AC/DC bazohej kryesisht në ritëm dhe blues dhe Hard Rock të fillimit të viteve 1970, kështu hodhi poshtë në mënyrë eksplicite etiketën “Heavy Metal”.
Me vdekjen e Tommy Bolin në 1976, Deep Purple u shpërbë. Ngë shpërbimi i Deep Purple dolën Rainbow dhe Whitesnake, Në vitin 1977, këngëtari kryesor i Lynyrd Skynyrd, Ronnie Van Zant, vdiq në një aksident avioni, duke shpërbërë Lynyrd Skynyrd. Një vit më vonë, bateristi i The Who, Keith Moon, vdiq në gjumë, pasi ishte mbidozuar, më 1980 vdesin bateristi i Led Zeppelin John Bonham dhe vokalisti i AC/DC Bon Scot, ndërkohë, Black Sabbath u larguan nga cilësia e errët e punës së tyre të hershme me albume të tilla si “Technical Ecstasy”.
Me ngritjen e disko në Shtetet e Bashkuara dhe Punk Rock në Mbretërinë e Bashkuar, Hard Rock filloi të humbasë popullaritetin e tij. Disco tërhoqi një grup më të larmishëm njerëzish dhe Punk Rock-u dukej se merrte rolin rebel që kishte dikur Hard Rock-u.
Dukej se përfundoi vala e parë e grupeve “klasike” të hard rock-ut. Disa grupe, si Queen, u larguan nga rrënjët e tyre hard rock dhe u orientuan më shumë drejt Rock pop-it. Megjithatë, AC/DC mbeti në skenë dhe regjistroi albumin “Back in Black” (Kthimi në të zezë), me këngëtarin e tyre të ri Brian Johnson. “Back in Black” është albumi i katërt më i shitur i të gjitha kohërave. Duke qenë kaq i suksesshëm, AC/DC dëshmoi se hard rock-u mund të ishte ende i popullarizuar dhe se mbetet njëra ndër rrymat kreysore të muzikës dhe bëri të mundur ngritjen e Hard Rock dhe Heavy Metal për her të dytë pas viteve 1970.
Në vitin 1981, grupi amerikan Mötley Crüe publikoi një album të quajtur, “Too Fast For Love” Shumë i shpejtë për dashuri), i cili vendosi bazën për zhanrin në rritje, glam metal. Gjithashtu, Def Leppard, një grup anglez Hard Rock, publikoi albumin “Pyromania” (Piromania), i cili arriti në vendin e dytë në listat amerikane.
Në vitin 1984, Kiss u kthye në zhanër me albumin “Animalize” (Animalizoni). Me demaskimin e tyre ata hynë zyrtarisht në lëvizjen glam metal përkarah Judas Priest, Ratt dhe W.A.S.P.
Në të njëjtën kohë, muzikantët Yngwie J. Malmsteen dhe Steve Vai publikuan albumet e tyre debutuese përkatëse, “Rising Force” (Forca në rritje) dhe “Flex-Able” (Në gjendje përkulëse).
Stili i tyre unik nuk përmbante vokale, me të dy albumet ata shfaqën talentet e tyre në kitarë, ky ishte fillimi i Hard Rock instrumental. Kishte dallime midis Malmsteen dhe Vai, ndërsa muzika e Malmsteen u ndikua shumë nga muzika klasike, Vai ishte i ndikuar nga Hard Rock-u.
Në vitin 1986, grupi suedez, Europe, publikoi The “Final Countdown” (Numërimi i fundit), i konsideruar shpesh si albumi më i popullarizuar në Glam Metal së bashku me Van Halen me albumin “1984” dhe këngën “Jump” (Kërce). Në veçanti, kënga me titull, “The Final Countdown”, u bë një sukses i madh, duke arritur numri një në 26 vende. Grupi Bon Jovi u bë një urë e mirë ndërlidhëse mes Hard Rokut, Glam Metalit dhe Popit.
Gjithashtu në vitin 1986, kitaristi Joe Satriani, mik i Steve Vai, publikoi albumin e tij të parë, “Not of This Earth” (Jo nga kjo Tokë). Satriani arriti sukses të mëtejshëm në 1987, me publikimin e “Surfing with the Alien” (Duke sufuar me alien), një moment historik në historinë e Hard Rock instrumentaleve.
Fillimi i viteve 1990 fillimisht u dominua nga Guns N’ Roses dhe Metallica. Albumi “Black” (I zi) i Metallica dhe “Use Your Illusion I” dhe “Use Your Illusion II” (Përdore iluzionin tënd) të Guns N’ Roses në 1991 ishin dominantë në skenën muzikore.
Ndërsa popullariteti i grupeve si Metallica, AC/DC, Guns N Roses vazhdoi nga vitet 1980 deri në vitet 1990, disa grupe të tjera kishin filluar të bashkonin metalin me një sërë ndikimesh eklektike. Këto grupe u bënë të njohur si artistë alternative të metalit.
Disa, të tilla si Primus, Red Hot Chili Peppers, Rage Against the Machine, Living Colour dhe White Zombie, shkrinë funk-un me stilet metalike, megjithëse shumica e këtyre grupeve u formuan në të vërtetë në vitet ’80. Faith No More shkriu shumë zhanre me Hard Rock, duke filluar nga muzika rap tek soul më vonë edhe Linking Park ushtroi ndikim në drejtimin e mëtejshëm të Hard Rokut.
Por, popullariteti i grupeve klasike Hard Rock u zbeh, pasi muzika dhe qëndrimet e tyre u bënë më dekadente dhe më të vetëkënaqshme. Në vitin 1991, një formë e re e hard rock-ut hyri në rrymë kryesore të muzikës, rryma Grunge.
Grunge kombinoi elemente të punk-ut të fortë dhe metalit të rëndë në një tingull të ndyrë që përdorte shtrembërimin e rëndë të tingullit të kitarës, dhe fuzzionin e tingullit. Megjithëse shumica e grupeve Grunge kishin një tingull që binte në kontrast me hard rock-un e zakonshëm për shembull Nirvana, një pakicë Pearl Jam, madje edhe Soundgarden u ndikuan më fort nga Hard Rock dhe Metal i viteve 1970 dhe 1980. Sidoqoftë, të gjitha grupet Grunge shmangën stilin macho, himnizues dhe të fokusuar në modë të hard rock-ut në atë kohë.
Grupi Foo Fighters është trashëguese dhe vazhdimtare e Grunge që në një farë mënyre edhe Hard Rokun me sukses po e mban në rrymat kryesore të muzikës moderne.
Hard Rock dhe zhanret e dala nga ai, sot ndonëse më pak të dukshëm ende përbëjnë një segment të rëndësishëm të kulturës. Megjithatë, është zhanër ku nuk duhen një mori njerëz të industrisë muzikore për të krijuar një vepër, mjaftojnë katër ose pesë djemë a vajza të talentuar dhe dëshira e fortë për të thënë diçka./Katror.info
Përgatiti:
