katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    2 hours ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    34 minutes ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    2 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    22 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

Last updated: 20/05/2025 5:13 PM
80 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

Kosova të shmangë që e ardhmja t’i përcaktohet nga veprimet e të tjerëve, nevojë për diplomaci të shkëlqyer, lidershipi të bashkohet dhe të formojë sa më shpejt kuvendin dhe qeverinë e re janë disa nga adresimet e ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një opinion të tij. Ai ka përmendur edhe aksionet në veri, për çka thotë se “e minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen dhe të fuqizohen në Republikën e Kosovës”.

Një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja kanë arritur një marrëveshje të re që përcakton marrëdhëniet post Brexit-it në fushat që përfshijnë të drejtat e peshkimit, tregtinë dhe mbrojtjen, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, në një op-ed që ia ka dërguar Gazetës Express për botim ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE’së e Britanisë.

Duke e përmendur partneritetin e ri mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian Hargreaves ka shkruar se se tani duhet një lidership i Kosovës i gatshëm të marrë iniciativën dhe të punojë me ta.

Mundesh me e lexu edhe...

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

Hargreaves ka thënë se vizita e sekretarit britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, në Kosovë “theksoi edhe një herë ngrohtësinë dhe forcën e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”. Ai ka shtuar se Lammy e kujtoi vizionin e ish kryeministrit britanik Tony Blair që Kosova të jetë në gjendje të përcaktojë vetë të ardhmen e saj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sekretari kujtoi vizionin e ish-kryeministrit Tony Blair: që Kosova të jetë në gjendje të përcaktojë vetë të ardhmen e saj, të jetojë në paqe me fqinjët dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu.”

Hargreaves ka thënë se Kosova ka nevojë për një urgjencë të re politike për të marrë iniciativën dhe për të shmangur “që e ardhmja t’i përcaktohet nga veprimet e të tjerëve”.

“Ai gjithashtu bëri thirrje për vendosmëri nga liderët politikë të Kosovës, përgjatë gjithë spektrit politik. Kosova ka nevojë për një urgjence të re politike, për të marrë iniciativën dhe për të shmangur që e ardhmja të i përcaktohet nga veprimet e të tjerëve. Ashtu si po ndodh me marrëdhënien e re Mbretëri e Bashkuar – BE, ai inkurajoi Kosovën të ofrojë pragmatizëm, dhe jo pozicione puriste.”

Ambasadori britanik thotë se në këtë “moment vendimtar” Kosova vazhdon të jetë pa kuvend dhe qeveri funksionale. Ai i ka bërë thirrje lidershipit kosovar që të bashkohet dhe të formojë sa më shpejt kuvendin dhe qeverinë e re.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në këtë moment vendimtar, Kosova vazhdon të jetë pa parlament dhe pa qeveri funksionale. Ne i bëjmë thirrje lidershipit politik të Kosovës që të bashkohet, të formojë sa më shpejt kuvendin dhe qeverinë e re, dhe të fokusohet në prioritetet që kanë më shumë rëndësi për qytetarët: mundësitë ekonomike, përfshirjen sociale, dhe stabilitetin rajonal.”

Hargreaves shprehu dëshirën e Mbretërisë së Bashkuar që Kosova të jetë në NATO e BE, por shtoi se këto arrihen nëse Kosova ka diplomaci të shkëlqyer aktive dhe fillon me hapa të rinj në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Disa vende të Ballkanit Perëndimor po shënojnë përparim të mirë drejt hyrjes në BE. Nëse materializohen hapa konkretë drejt paqes në Ukrainë, mund të përshpejtohet edhe progresi drejt anëtarësimit në BE. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të donte ta shihte Kosovën në NATO – atëherë kur forcat dhe mekanizmat e saj të mbikëqyrjes të përmbushin standardet përkatëse. Në mënyrë që të arrihen këto qëllime, Kosova do të ketë nevojë për diplomaci të shkëlqyer aktive – përfshirë marrjen e vendimeve të vështira – për të arritur këto dy qëllime, duhet filluar me hapa të rinj përpara në procesin e normalizimit me Serbinë.”

Përveç NATO’s e BE’së, Hargreaves ka thënë se Britania e do Kosovën pjesë të Këshillit të Evropës, për cka tha se mund të votohet në çdo moment kur Kosova të bind shtetet anëtare se korniza e saj ligjore mbresëlënëse mbështetet nga një qëllim i vërtetë për të mbrojtur komunitetet joshumicë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kosova duhet të jetë e gatshme të avancojë interesat e saj. Ne në Mbretërinë e Bashkuar e duam Kosovën pjesë të Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në çdo moment – kur Kosova ta ketë kryer punën e vështirë për të bindur shtetet anëtare se korniza e saj ligjore mbresëlënëse mbështetet nga një qëllim i vërtetë për të mbrojtur komunitetet joshumicë.”

Hargreaves ka përmendur edhe mbylljen e disa institucioneve në Veri, përfshirë edhe sallën sportive në Mitrovicën e Veriut. Këto veprime sipas tij e minojnë pretendimin se të gjithë qytetarët e Kosovës janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen e të fuqizohen në Kosovë.

“Veprimet e javëve të fundit në veri të Kosovës u kanë mohuar fëmijëve dhe qytetarëve të zakonshëm nga komuniteti serb në Kosovë qasjen paqësore në shërbime të përditshme, si klubet sportive. Këto veprime minojnë pretendimin e Kosovës se të gjithë qytetarët e saj – pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie – janë të mirëpritur dhe të lirë të përfaqësohen, të mbrohen dhe të fuqizohen në Republikën e Kosovës.”

Ai ka thënë se po punojnë ngushtë me Kosovën dhe partnerë tjerë që Samiti i Procesit të Berlinit në vjeshtë të sjellë rezultate konkrete.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në vjeshtë, Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Ky samit do të bashkojë liderët nga i gjithë rajoni për të avancuar qëllime të përbashkëta: rritje ekonomike, bashkëpunim rajonal dhe progres drejt integrimit evropian. E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, po udhëheq përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme, dhe po punojmë ngushtë me Kosovën dhe partnerët e tjerë për të siguruar që ky samit të sjellë rezultate konkrete.”

Ambasadori Hargreaves ka thënë se Ballkani Perëndimor është rajon me potencial të madh, por që sipas tij po përballet me sfida reale.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial të madh – por gjithashtu përballet me sfida reale. Tensionet etnike po ndizen nga retorika përçarëse dhe nga veprimet e aktorëve të jashtëm. Rrjetet kriminale po shfrytëzojnë paqëndrueshmërinë për të nxitur migrimin e parregullt. Korrupsioni vazhdon të minojë sundimin e ligjit. Ndërsa dhuna me bazë gjinore mbetet shkelje e rëndë dhe e përhapur e të drejtave të njeriut. Këto sfida rrezikojnë paqen dhe progresin për të cilat shumë kanë punuar me përkushtim.”

E në trajtimin e sfidave që përmend, Hargreaves thotë se Kosova ka rol kyç. Ai shton se qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri që vepron me vendosmëri në interes të tyre, që i përfaqëson ata në arenën ndërkombëtare dhe që i shtyn përpara reformat që i duhen për integrimin euroatlantik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kosova ka një rol kyç në trajtimin e këtyre sfidave – dhe në formësimin e së ardhmes së rajonit. Por për ta bërë këtë, duhet të jetë politikisht e përgatitur. Kjo është kohë për lidership. Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri që vepron me vendosmëri në interes të tyre, që i përfaqëson ata në arenën ndërkombëtare dhe që i shtyn përpara reformat që i duhen për integrimin euroatlantik.”

Ai ka thënë se marrëdhënia e re Mbretëri e Bashkuar- BE nënkupton që të dyja palët do të punojnë më ngushtë se kurrë më parë për të mbështetur progresin që sjell përfitime reale për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë.

“Këtë javë, Kosova do të mirëpresë përfaqësuesen e lartë të BE-së, znj. Kaja Kallas, dhe përfaqësuesin e posaçëm, z. Peter Sorensen. Marrëdhënia e re Mbretëri e Bashkuar-BE nënkupton se të dyja palët do të punojnë më ngushtë se kurrë më parë për të mbështetur progresin që sjell përfitime reale për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë.” /Gazetaexpress /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Hargreaveskuvendilajmetop

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ish-shefi i NATO-s: Europës i duhet një model i ri sigurie
Artikulli i ardhshëm Mbahet edicioni i parë i Forumit Financiar “Kosova Finance Forum”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026

6 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Lajme

AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?