Për koleksionin e ri vjeshtë-dimër, stilistja e Dior, Maria Grazia Chiuri, iu rikthye volumit në veshjet që sugjeron, duke mbetur besnike e përhershme e elegancës, në stil e ngjyra, shoqëruar me një linjë fustanesh, në forma e tone natyrale, me një prekje të lehtë, gati-gati të padukshme të arit dhe argjendit.

Stilistja zgjodhi të kombinojë stilet, me një klasike të antikitetit, me qenë se rrënjët e saj lidhen fort me Romën, vendin ku është rritur, rrethuar nga statuja të asaj epoke, duke ofruar veshje me lidhje në mes, rripa të hollë apo prerje të ngushta, të gjata, fustane të drejtë, pallto të stilit operistik.

Elementet e veshjeve ishin minimaliste, përfshinin perla, gërsheta apo edhe fije të qëndisura lehtë.
Diorceli javën e Haute Cotoure në Paris, me qindra pjesëmarrës, fotografë apo personalitete, që u bënë pjesë e festës së modës në Muzeun Rodin. Pas Dior, radhën e ka Chanel, Balenciaga dhe Valentino./Katror.info
