Për aktoren Helen Mirren, portretizimi i Kryeministres së vetme grua të Izraelit, Golda Meir, nuk ishte shumë ndryshe nga roli që realizoi për monarken e ndjerë britanike.
Aktorja angleze, e cili fitoi një çmim ”Oscar” dhe një çmim BAFTA për portretizimin e saj të Mbretëreshës Elizabeth II në filmin e vitit 2006 “The Queen” tregon se për më shumë detaje për rolin e saj.
“Ajo ishte jashtëzakonisht e guximshme dhe mjaft e përkushtuar ndaj Izraelit. Në një mënyrë të çuditshme, ishte pak a shumë si të portretizojë mbretëreshën Elizabeth të Anglisë, në kuptimin jo sepse ajo ishte në të njëjtin situatë, por për përkushtimin e plotë që tregoi ndaj vendit të saj.”
Për regjisorin Guy Nattiv, Kryeministrja izraelite ishte ndryshe nga liderët e tanishëm politikë që ka vendi.
“Golda nuk është një personazh super i pastër në këtë film. Ajo ka gabimet e saj, ka bërë gabime dhe ka marrë përgjegjësinë, të cilat liderët nuk po e bëjnë sot siç bëri ajo. Dhe në fund ajo dha dorëheqjen.”
Mirren pothuajse nuk njihet kur luan Kryeministren e parë grua të Izraelit, kjo edhe falë grimit profesional që ka zgjatur me orë të tëra./Katror.info