Skuadra e hendbollisteve të Istogut është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Kampionet e Kosovës kanë eliminuar ekipin grek AEP Panorama, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në palestrën “Dresha” në Banjë. Të shtunën, Istogu siguroi një fitore me rezultat 39:31, ndërsa në ndeshjen e së dielës rezultati ka përfunduar 28:28, çka ka mjaftuar për kalimin tutje.
Në ndeshjen e dytë, Tamara Serbra Aragon ka qenë më efikasja me nëntë gola, ndërsa Joendie Balotinelle Olikak ka shtuar tetë të tjerë. Kontribut të vlefshëm kanë dhënë edhe Farida Mabrouk dhe Luna Gonçalves, secila me nga tre gola, shkruan RTKlive.
Kjo është herë e pestë që skuadra istogase arrin të kalojë një kundërshtar në garat evropiane./Katror.info