Sot shënohet 17-vjetori i miratimit të Himnit Shtetëror të Kosovës. Melodia e njohur si “Europa” u zgjodh nga Kuvendi me 120 anëtarë, i cili pak muaj më parë kishte shpallur pavarësinë e vendit më 17 shkurt 2008.
Miratimi ndodhi në një seancë të posaçme më 11 qershor 2008, ku himni i kompozuar nga Mendi Mengjiqi mori 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime, raporton Katror.info.
Edhe pse fillimisht melodia ishte menduar të kishte vargje, Komisioni Përzgjedhës u detyrua t’i hiqte ato. Kjo ndodhi për shkak të kufizimeve të vendosura nga Pakoja e Martti Ahtisaarit, e cila kishte për qëllim të sigurojë një himn neutral dhe gjithëpërfshirës për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kështu, “Europa” mbetet një himn pa tekst, një melodi universale që simbolizon shtetin e Kosovës./Katror.info