katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    34 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    45 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    48 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    45 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Historia inspiruese e doktor Florim Cuculit, nga emigrant në zemër të kardiologjisë zvicerane
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Historia inspiruese e doktor Florim Cuculit, nga emigrant në zemër të kardiologjisë zvicerane

Last updated: 03/01/2024 7:08 PM
610 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi
  1. katror.info>
  2. People>
  3. Historia inspiruese e doktor Florim Cuculit, nga emigrant në zemër të kardiologjisë zvicerane

Në një moshë kur shumica e të rinjve fillojnë të thurin ëndrra për të ardhmen e tyre, një mundësi të tillë nuk e pati Florim Cuculi nga Maqedonia e Veriut.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka treguar se qysh në moshën 14 vjeçare është përballur me një sfidë të madhe dhe transformuese, atë të largimit për në Zvicër.

”Dr.Cuculi: Mosha 14 vjeçare është moshë e vështirë për tu shpërngulur. Por që nga fëmijëria më ka karakterizuar aftësia për tu adaptuar në rrethana të reja. Unë e kuptova herët që duhet patjetër të mësoj mirë gjermanishten dhe u angazhova maksimalisht. Rrjedh nga një familje e shëndoshë shqiptare, por babain dhe nënën nuk i kisha të shkolluar. Unë jam fëmija i parë nga gjithë familja që ka kryer fakultet. E mbaja pra me vete këtë barrë që të jem i pari – por njëkohësisht unë nuk kisha çfarë të humbja. Fëmijët e mi do ta kenë më të lehtë, pikërisht për faktin që i kanë mundësitë më të mira dhe babin e suksesshëm”, ka thënë Cuculi.

foto: telegrafi

Mundesh me e lexu edhe...

Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026

Por, ajo që mund të ishte një histori e frikës dhe izolimit, për të u shndërrua në një rrugëtim frymëzues për integrim, sukses dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e mjekësisë, duke u bërë kështu një doktor i njohur në njërin prej profesioneve më të nderuara dhe të domosdoshme – kardiologjisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si drejtor i repartit të Kardiologjisë në Spitalin e Lucernit, rrëfimi i Florim Cuculit nuk është vetëm për një arritje personale, por një dëshmi e forcës së karakterit, dhe e aftësisë për të tejkaluar pengesat e jetës dhe për të arritur në kulmin e profesionit të tij, në një nga vendet me standardet më të larta të kujdesit shëndetësor në botë.

Zgjedhja e fushës së Kardiologjisë kishte qenë e rastësishme gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

”Kardiologjia ishte tërësisht e rastit. Në vitin e 3 të Fakultetit të Mjekësisë nuk e dëgjoja mirë zhurmën e stenozës mitrale dhe e pyeta profesorin a mund të më ndihmojë. Ai me tha që të shkoja në Lucern dhe ta përcjell me pacientë. Kështu u afrova me kardiologjinë dhe më vonë ai u bë mentori im kryesor. Bëhet fjalë për Prof. Paul Erne që ishte paraardhësi im si shef i klinikes së kardiologjisë ne Lucern. Shpesh janë rastësitë të cilat vendosin për fatin tonë. Sikur ta kisha dëgjuar mirë zhurmën e asaj valvule, sot ndoshta do isha bërë reumatolog apo kirurg”, ka thënë ai.

foto: telegrafi

Ndërsa sa i përket sfidave më të mëdha si kardiolog dhe mënyra se si i trajnton ato, ai thotë se pavarsësisht vështirësisë si llojit të punës, ajo që e lehtëson atë është vendi ku ai punon që fatmirësisht posedon të gjitha pajisjet e nevojshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

”Unë merrem kryesisht me kardiologji intervente, dmth intervenimi në arteriet koronare, trajtimi i valvuleve, mbyllja e vrimave etj. pa hapjen e gjoksit. Për fat të mire punoj në një vend ku i kam të gjitha mundësitë materiale që ta bëjë punën time si duhet. Kjo ma lehtëson punën dhe shpesh herë kur mbaj punëtori në vende të ndryshme të botës, dmth. vende më të varfra se Zvicra, e shoh se çfarë vështirësish kanë kolegët e mi. Sfidat janë shpesh herë njerëzore. Rrallë ndodh që mos të kemi mundësi t’i ndihmojmë një pacienti dhe kjo ta thyen zemrën. Unë jam tip që nuk dorëzohet dhe çdo herë bëj maksimumin për pacientin. Edhe në rast se e humb një betejë, dua ta humb pas një beteje ku kam luftuar deri në fund – e jo sepse u dorëzova”, ka shtuar ai.

Arritjen e tij si drejtor i repartit të kardiologjisë në Spitalin e Lucernit, ai ia dedikon përkushtimit, organizimit dhe bashkëpunimit me pjesën tjetër të stafit.

”Në këtë Spital kam qenë edhe student i mjekësisë (2003) dhe asistent i internos (2006) dhe i kardiologjisë (2007). Unë u ktheva si specialist i kardiologjisë në vitin 2012 pasi kisha specializuar 3 vite ne Universitetin e Oxfordit në Angli. Këtu pastaj e zhvillova karrierën dhe në vitin 2015 u bëra shef reparti e në 2018 drejtor i kardiologjisë. Nga marsi i 2023 jam drejtor i Klinikës. Ky sukses është arritur me punë dhe angazhim të madh. Natyrisht që është rritur edhe përgjegjësia për mua. Si drejtor nuk ke vetëm përgjegjësi për shërimin e pacientëve por e ke obligim të kujdesesh për stafin, qoftë mjek apo infermiere. Unë mundohem këtë detyrë ta bëjë sa më mirë por natyrisht që kjo të konsumon shumë sepse ditët janë të gjata dhe të mbetet pak kohë për jetën personale. Duhet të jesh i organizuar mirë dhe të kesh një staf bashkëpunëtorësh që të ndihmojnë ta bësh këtë punë sa më mirë. Për fat të mire stafin e kam fantastik dhe kemi respekt të ndërsjellët dhe bashkëpunim profesional në nivel të lartë”, thotë Cuculi.

foto: telegrafi

Ndërkaq, mesazhi i tij për të rinjtë që synojnë studimin e mjekësisë është përkushtimi ndaj profesionit dhe dashuria ndaj pacientit, pasi siç thotë ai kjo e fundit shpërblen sakrificat.

”Për tu bërë një mjek apo një mjeke e mirë është me rëndësi që të jesh i dedikuar. Mjekësia është një profesion i cili të konsumon shumë. Por njëkohësisht është profesion shumë interesant. Falënderimi nga ana e pacientëve është i mrekullueshëm dhe të jep energji të madhe. Dashuria e pacientit të shpërblen për sakrificën që ti e bën”, përfundon ai. /Telegrafi /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:florim cuculihistoria inspirueseKardiologjipeopletopTophomeZvicër

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Raporti baba-bijë është themelor
Artikulli i ardhshëm Stinori pranveror në futboll nis më 4 shkurt me ndeshjet e Kupës së Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit

14 Shikime
Lajme

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

7 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?