Një hulumtimi i porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore që është kryer nga UBO Consulting nxjerr në pah se 55.7% e prindërve të anketuar preferojnë sistemin e vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave.
Hulumtimi tregon se modeli aktual i subvencionimit po shkakton pabarazi dhe vonesa.
Ky hulumtim i prezantuar në emisionin “Kallxo Përnime” ka nxjerrë në pah pakënaqësi të thellë ndaj skemës aktuale të subvencionimit të librave shkollorë.
55.7% e prindërve të anketuar deklarojnë se preferojnë sistemin e vjetër, ku librat shpërndaheshin direkt përmes shkollave, ndërsa vetëm 33.7% mbështesin modelin e ri me subvencione financiare.

Kthimi në sistem të vjetër është kërkesë edhe e mësimdhënësve dhe e Drejtorive Komunale të Arsimit.
Hulumtimi është porositur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe është kryer nga UBO Consulting, duke përfshirë 400 prindër nga i gjithë territori i Kosovës, me fëmijë që kanë përjetuar të dy modelet e shpërndarjes së librave.
Janë intervistuar 50 mësimdhënës dhe është punuar në fokus grupe me drejtues të drejtorive të arsimit nëpër komuna.