katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    4 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    5 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    5 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    11 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    12 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    13 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    4 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    10 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    13 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    10 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: IA-ja dhe muzika, a duhet t’i rikthejmë këngëtarët e vjetër?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

IA-ja dhe muzika, a duhet t’i rikthejmë këngëtarët e vjetër?

Last updated: 26/06/2023 11:59 AM
100 Shikime
Shpërndaje
Foto: Epoka e Re
Foto: Epoka e Re

“Mendoj se me të vërtetë jemi në prag të një gjëje emocionuese dhe të tmerrshme … është formë e jetës jashtëtokësore”. Kur [David] Bowie shprehu këto mendime në një intervistë të vitit 1999, e përshëndeti agimin e ri krijues – ose kataklizmën e mundshme – të epokës digjitale. Fjalët e tij duken edhe më interesante disa vjet pas vdekjes së tij (ylli u largua nga kjo botë në vitin 2016). Industria e muzikës mbetet në një gjendje fluksi dhe teknologjia vazhdon të lidh sferat – dhe ndoshta edhe të ngjall zërat e këngëtarëve prej kohësh të vdekur.

Muzika e AI-së [inteligjenca artificiale] shpeshherë nënkupton debatet rreth tingujve të rremë të zërit [deepfake], të krijuar në mënyrë digjitale qoftë duke i imituar stilet e yjeve bashkëkohorë (për shembull, kënga e fundit e AI-së “artistit të rrejshëm Drake ” – The Weeknd Heart on my Sleeve – u ngarkua nga përdoruesi i TikTok-ut, ghostwriter977) ose legjendat e vdekura – duke përfshirë një mori “këngësh të reja” të AI-së së Bowiet, versione dhe duete imagjinare (të tilla si Life on Mars me një Freddie Mercury digjital). Në të njëjtën kohë, muzika e AI-së lidhet me teknologjinë më të avancuar që përdoret për të rregulluar regjistrimet e bëra në të vërtetë nga një këngëtar gjatë jetës – siç është “incizimi përfundimtar” i shpallur së fundmi për Beatles: ende pa titull, por që mendohet të jetë kompozim i vitit 1978 i John Lennonit i quajtur Now and Then.

Ky nuk është incizimi i vetëm “i ri” i Katërshes Fantastike, pas ndarjes së anëtarëve origjinalë ose vdekjes së Lennonit më 1980; Free as a Bird (me vokalin kryesor të çuditshëm të Lennonit) u bë hit ndërkombëtar në 1995 – por, aftësitë e teknologjisë janë rritur që atëherë, ndërsa seria e arkivave të dokumentarit Get Back (2021), me regji nga Peter Jackson, rezultoi si e gjë thelbësore. McCartney, në një intervistë të fundit në Radio 4, shpjegoi se zëri i John Lennonit ishte nxjerrë nga “një pjesë e kasetës”, duke përdorur teknologji të trajnuar për të zbuluar zërat individualë dhe për t’i veçuar ata nga audioja përreth.

Mundesh me e lexu edhe…

“E kishim zërin e Johnit dhe një piano dhe ai [Jackson] mund t’i ndante me AI”, tha McCartney. “Ata i thonë makinës: ‘Ky është zëri. Kjo është kitara. Hiqe kitarën’. Kështu që, kur arritëm ta bënim atë që do të jetë incizimi i fundit i Beatles, ishte një demo me Johnin dhe ne ishim në gjendje ta marrim zërin e Johnit dhe ta bënim të pastër përmes kësaj AI-je”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Teksa softueri i mësimit të makinerive po evoluon me shpejtësi, ka motive të thella për t’u shprehur pas vdekjes. Si adhurues të muzikës, zakonisht jemi të ngazëllyer kur dëgjojmë ndonjë gjë për këngëtarët tanë të preferuar; nëse nuk janë më me ne, kjo e shton dëshirën. Ka ndikim emocional fakti që Lennoni “ribashkohet” me McCartneyn (si në “duetin e tyre virtual” në Glastonbury vitin e kaluar), ose kur materializohen hologramet (Tupac, Maria Callas, Ronnie James Dio) në skenë, qoftë me defekte të dukshme. Natyrisht, korporatat tregtare janë gjithashtu të prira për të pasur sa më shumë të ardhura nga trashëgimitë e artistëve, ndërsa publikimet pas vdekjes mund të jenë biznes fitimprurës; Ikona e rokut alternativ, Kurt Cobain, ishte vetëm 27 vjeç e kur vrau veten më 1994, por vazhdon të gjenerojë miliona përmes publikimeve me cilësi të ndryshueshme.

Dilemë morale vazhdon me kthimin e këngëtarëve nga vdekja. Shumica e artistëve kanë ideale krijuese dhe mund të hamendësojmë se çfarë do të donin pasi kanë ikur; këngët “e rreme” sugjerojnë se këngëtarët janë të lakueshëm – duke u shërbyer tekave të industrisë dhe mashtrimeve virale, madje me rejv nga varri. Mania e krijuar nga AI-ja nuk ka qenë e kufizuar në yjet e vdekura perëndimore; shembujt ndërkombëtarë kanë përfshirë këngë “të reja” nga heroi popullor i Koresë së Jugut, Kim Kwang-seok, si dhe këngëtarja izraelite Ofra Haza – por, siç qëndron puna, shumica e muzikës “së rreme” tingëllon dëshpëruese, pa gjak, si një version roboti i shfaqjes televizive të viteve 1990, Stars in their Eyes.

Teksa nostalgjia është forcë e fuqishme, ekziston gjithashtu një “faktor i keq” në sentimentalitetin e shumë projekteve të pasvdekjes – që ndoshta më së shumti demonstrohet me albumin e Barry Manilowit të vitit 2014, My Dream Duets, që e shfaqi atë duke kënduar së bashku me zërat e ikonave të vdekura, duke përfshirë Judy Garlandin dhe Whitney Houstonin.

Pavarësisht kësaj, disa vokalistët/krijuesit bashkëkohorë i janë përgjigjur pozitivisht teknologjisë “deepfake” – veçanërisht artistët elektronikë si Grimes dhe Holly Herndon (instrumenti zanor i personalizuar i të cilëve, Holly+, në vitin 2021 i ftoi përdoruesit të ngarkonin këngët për riinterpretim). Por, edhe pionierët pranojnë se janë të kujdesshëm, megjithatë, edhe ligjet globale mbeten të paqarta rreth AI-së dhe pronës intelektuale.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Si artist, mundësitë e inteligjencës artificiale për të bashkëpunuar me vokalistët që kanë vdekur, ngjallin një përzierje të eksitimit dhe shqetësimit”, pranon J Lloyd, bashkë-themelues i grupit Jungle, këngët origjinale të të cilit – duke përfshirë këngën e fundit Dominoes – gërmojnë thellë në shpirtin klasik dhe në stilin fank. “Kur kemi parasysh se si brezat e ardhshëm do të lidhen me muzikën tonë, AI-ja e shton një ndjenjë kurioziteti dhe habie – a do të përjetohen shprehjet tona në mënyra të reja apo prekja njerëzore dhe rezonanca emocionale që përcakton muzikën tonë do të errësohen nga përparimet teknologjike”?

Disa këngëtarë kanë reaguar më prerazi kundër projekteve të tilla; në vitin 2021, Anderson .Paak kishte një pjesë të testamentit, në tatuazhin e krahut (“Kur iki, të lutem mos e lësho asnjë album pas vdekjes apo këngë me emrin tim të bashkangjitur“). Megjithëse pasuria e Amy Winehouse miratoi koleksionin e pasvdekjes Lioness – Hidden Treasures (2011), CEO i grupit Universal, David Joseph, më vonë njoftoi se demot e saj vokale janë shkatërruar si “gjë e moralshme”, për të shmangur publikimet e ardhshme për të cilat ajo nuk do të pranonte.

Në fund të fundit, publikimet pas vdekjes po çmohen nga ata që i njihnin dhe i donin artistët. Albumi i grupit Sparklehorse do të dalë në shtator, me vëllain dhe kunatën më të vogël të Mark Linkousit duke e përfunduar punën që filluan para vdekjes së tij tragjike më 2010.

Lidhja emocionale dhe krijuese me një këngëtar të ndjerë shprehet gjithashtu në mënyra tjera; albumi që doli në korrik, The Endless Colored Ways, përqendrohet në këngët e këngëtarit Nick Drake (i cili ishte vetëm 26 vjeç kur vdiq në 1974), me riinterpretime nga artistët, përfshirë Emeli Sandé dhe John Grant. Projekti u mbikëqyr nga Cally Calomon (menaxher i pasurisë së Nick Drakeit, i cili ka punuar ngushtë me familjen e tij që nga vitet 1990) dhe Jeremy Lascelles, bashkëthemelues i Blue Raincoat Music dhe CEO i Chrysalis.

“I gjithë arti është artificial … Asnjë inteligjencë nuk është kurrë ‘artificiale’”, thotë Calomon për BBC. “Ta quash inteligjencën, sido të krijuar, si ‘artificiale’, është shembull tjetër i njerëzimit që përpiqet të shfajësojë veten nga faji dhe nga pasojat e shpikjes”.

Lascelles thekson: “AI-ja është gjëja e fundit në periudhën e gjatë të përparimeve teknologjike që përfshijnë ndryshime shkatërruese; ajo është edhe kërcënuese dhe sjell mundësi të mëdha. Artistët dhe kompozitorët i kanë shkruar këngët nga frymëzimi – ndonjëherë shkëlqyeshëm, ndonjëherë në mënyra servile dhe shumë të vrazhdë. E njëjta gjë vlen edhe për incizimet e pasvdekjes që ngjallen me anë të teknologjisë moderne. Në fund, gjyqtarët e vetëm do të jenë dëgjuesi. A tingëllon kjo emocionalisht tërheqëse dhe ‘autentike’, apo si false dhe e sajuar? Me The Endless Colored Ways u kërkuam një numri të artistëve që t’i rishpikin këto këngë në stilin e vet, duke kërkuar që të mos i kopjojnë incizimet origjinale të Nickut. Mendojmë se rezultatet janë spektakolare. Dhe, mund t’ju sigurojmë se pjesët e teknologjisë moderne nuk kanë bërë dëme gjatë procesit”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:IAInteligjenca ArtificialeLifestylemuzikaThe Weekendtop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Po.Al Zbulohet një tempull 4 000-vjeçar në Holandë
Artikulli i ardhshëm Foto: ABC News Gjetja e rrallë e 24 statujave të bronzta të lashta në Romë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Gen B po lindin dhe ja cilat janë karakteristikat e tyre

8 Shikime
Life Style

Musk, afër të bëhet trilioneri i parë në botë

9 Shikime
Life Style

Vendet e Europës ku është më e lehtë për të ngarë makinën

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?