Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) i bërë thirrje gjigantit teknologjik Google që ta njoh Kosovën në platformat e saj.
Bashkë me këtë thirrje është nisur edhe një peticion në internet.
“Edhe pse Kosova njihet si shtet nga SHBA-ja që nga viti 2008, kompania amerikane Google ende nuk e njeh Kosovën në platformat e saj sikurse Play Store, YouTube, Google Ads etj”, thuhet në njoftimin e qendrës.
Për të nënshkruar këtë peticion, mund të klikoni këtu.
Dear @Google, Please add #Kosovo to Google’s products now, as it has been an independent country for over 15 years. Despite being recognized as a country by the USA since 2008, the US company Google still doesn’t recognize Kosovo in its platforms.
Sincerely,
People of Kosovo pic.twitter.com/O8KcG0hYkv
— ICKosovo (@ICKosovo) July 13, 2023
Muaj më parë ishte nisur gjithashtu një peticion tjetër ndaj kompanisë Google për ta njohur gjuhën shqipe në dy platformat e këtij rrjeti teknologjik në atë Google Ads dhe Google Adsense.
Nismëtari i këtij peticioni ndaj Google ishte Elton Heta një Web Developer dhe ekspert në IT i cili tha në një intervistë për Telegrafin se ky peticion që nisi vitin e kaluar synon që të mundësojë për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platformat e Google.
Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çka po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare
Ai ka folur lidhur me disavantazhin që paraqet për shqipfolësit në Ballkan mosnjohja e gjuhës shqipe në Google Ads dhe Adsense.
Heta theksoi se nëse do të njihej gjuha shqipe do të kishin përfitime bizneset, agjencitë e marketingut, mediat por, edhe personat që punojnë si ‘freelancers’ dhe ‘youtuberët’./Katror.info