katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Si të votohet më 12 tetor?
    11 minutes ago
    Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë
    2 hours ago
    Kosova me njësitë speciale arrin në finalen e “King Challenge” në Jordani
    2 hours ago
    Osmani pret komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova me rezultate pozitive në studimin ndërkombëtar TALIS 2024
    3 hours ago
    Në mbështetje të grave, ATRC ofron ndihmë juridike falas për të drejtat e pronës
    2 hours ago
    198 biznese përfitojnë 8.9 milionë euro nga MINT përmes skemave të KIESA-s
    3 hours ago
    Inteligjenca artificiale – shans për rizbulimin e bibliotekave
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes
    2 hours ago
    Filharmonia feston 255-vjetorin e Beethoven-it me koncert të pasur artistik
    5 hours ago
    “We Are The Champions” – Himni i triumfit që s’plaket kurrë
    1 day ago
    Grupi legjendar NR rikthehet në skenë pas shumë vitesh
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    5 days ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    1 week ago
    Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    1 day ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    2 days ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    4 days ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia kthen erën në muzikë: harpat e erës që prodhojnë energji dhe art njëkohësisht
    2 hours ago
    Vendi më i mirë në botë për t’u pensionuar në vitin 2025
    1 day ago
    Parkimet e gjelbra në Japoni, si po kthehen hapësirat e makinave në kopshte lundruese!
    2 days ago
    “Journée Mondiale”: Zbuloni mrekullitë e Parkut Arkeologjik të Butrintit
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin

Last updated: 22/08/2025 9:23 AM
19 Shikime
Shpërndaje
Foto: IKD

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që në emër të stabilitetit dhe legjitimitetit institucional të konstituojnë Kuvendin pa vonesë dhe t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.

“Pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese i cili ka sqaruar qartë çështjet kyçe përkitazi me konstituimin e Kuvendit çdo vonesë e këtij procesi i shërben thellimit të krizës institucionale dhe cenon rëndë funksionimin demokratik të institucioneve jetike të shtetit. Andaj, në prag të seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, IKD bën thirrje që të lihen anash inatet dhe interesat partiake duke u dhënë prioritet interesave strategjike drejt promovimit të vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit,” thuhet në njoftimin e IKD, raporton Katror.info.

Konstituimi i Kuvendit është një parakusht thelbësor për funksionimin demokratik të institucioneve kushtetuese. Pa Kuvend funksional, deputetët nuk mund të ushtrojnë detyrën e tyre si përfaqësues të qytetarëve. Pa Kuvend funksional, Kosova është duke u qeverisur nga një Qeveri në detyrë, ndaj të cilës Kuvendi nuk mund të ushtrojë kontroll mbikqyrës parlamentar.

Mundesh me e lexu edhe…

Mungesa e Kuvendit ka ndikuar që një numër i madh institucionesh të mbesin pa kuorum dhe shumë të tjera të jenë në prag të jofunksionalitetit për shkak të skadimit të mandateve. Kjo situatë prek institucione thelbësore si:

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
  • Institucioni i Avokatit të Popullit,
  • Autoriteti i Konkurrencës,
  • Komisioni i Pavarur për Medie,
  • Gjykata Kushtetuese (zgjedhja e dy anëtarëve),
  • Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (zgjedhja e dy anëtarëve),

si dhe një varg bordesh publike që operojnë me kapacitete të reduktuara ose me mandate të skaduara.

Kjo paralizë institucionale e lë vendin dhe qytetarët pa mekanizmat e duhur për garantimin e të drejtave, duke cenuar sigurinë juridike dhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Tutje, moskonstituimi i Kuvendit ka lënë peng marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare përfshirë Planin e Rritjes 2024-2027 në vlerë prej 882 milionë euro, i cili përmban masa për zhvillim ekonomik, investime infrastrukturore dhe afrimin e Kosovës me standardet e BE-së. Vonesa në miratimin e këtij plani i kushton vendit humbjen e një mundësie historike për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të mirëqenies shoqërore.

E po ashtu, si pasojë e kësaj situate, peng kanë mbetur edhe marrëveshjet me partnerë strategjikë si Banka Botërore, Gjermania, Franca dhe shtete tjera të cilat duan të ndihmojnë shtetin e Kosovës. Vonesa në miratimin e tyre dëmton drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik, projektet infrastrukturore, energjinë e gjelbër, arsimin dhe shëndetësinë, duke rrezikuar gjithashtu edhe besueshmërinë ndërkombëtare dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Partnerët ndërkombëtarë tashmë e kanë bërë të qartë se presin nga Kosova një Kuvend të konstituuar dhe një partner legjitim për të çuar përpara projektet e përbashkëta. Pa një Kuvend funksional, Kosova rrezikon humbjen e mbështetjes financiare dhe politike në një periudhë vendimtare për të ardhmen e saj evropiane.

Përtej gjithë kësaj, gjendja e përgjithshme e funksionimit të shtetit të Kosovës është në nivel edhe më shqetësues për faktin se një numër i madh i anëtarëve të Qeverisë mbajnë pozitat në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo përkundër vendimit të Gjykatës Supreme të 15 korrikut 2025, sipas së cilit aktet e  nxjerra nga anëtarët e Qeverisë, që në kohën e nënshkrimit, kanë ushtruar njëkohësisht rolin e deputetit dhe të ministrit në detyrë, janë të kundërligjshme. Aktualisht disa deputetë vazhdojnë të ushtrojnë njëkohësisht edhe detyrën e ministrit/ kryeministrit në Qeverinë “Kurti 2”. Ky fenomen përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe Ligjit, shkelje kjo tashmë e konstatuar edhe nga Gjykata Supreme.

IKD konsideron se Kosova ka nevojë për lidership dhe vizion politik që vendos interesin shtetëror mbi atë partiak. Konsensusi politik është çelësi për daljen nga kriza, ndërsa respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i paalternativë dhe një vlerë që promovon qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit. Aktgjykimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese përcaktojnë qartë se konstituimi duhet të përfundojë brenda afatit 30-ditor, andaj çdo shmangie nga ky afat është antikushtetues.

Në këtë situatë, IKD nënvizon se përkundër faktit se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit është e të gjitha partive politike, barra kryesore bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si partia e renditur e para pas zgjedhjeve. Tashmë ky subjekt ka dy mundësi reale: ose të propozojë një kandidat për Kryetar/e Kuvendi që sipas deklarimeve të partive të tjera politike ka mbështetjen e tyre, ose të arrijë marrëveshje politike me një subjekt tjetër parlamentar. Çdo qasje tjetër çon vetëm në vonesa të panevojshme dhe bllokim institucional.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në dritën e sqarimeve të dhëna nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, përgjegjësia e Kryesuesit të seancës, veçanërisht në këtë fazë kritike, merr një peshë të posaçme dhe një rëndësi të jashtëzakonshme për konstituimin e Kuvendit. Kryesuesi i seancës e ka detyrim që të shmanget nga çfarëdo veprimi apo praktike që do ta çonte atë në shkeljen e serishme të Kushtetutës. Ndërsa, do të duhej po ashtu që në përputhje me privilegjin që ka për kryesimin e seancës konstituive, si deputeti më i moshuar, ta ushtrojë funksionin e tij drejt konstituimit të Kuvendit, në të mirë të funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Gjatë seancës së sotme, Kryesuesi i seancës nuk duhet që ta ndërpresë seancën deri në momentin e konstituimit të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimisht propozimin e radhës nga partia e parë, deri në momentin kur kandidati/ja i/e propozuar merr shumicën e nevojshme.

Vetëm përmes një procesi të përgjegjshëm dhe dinamik mund të sigurohet konstituimi i Kuvendit dhe respektimi i rendit kushtetues. Ndërsa, kufizimi artificial me thirrjen e seancave çdo 48 orë dhe propozimi i kandidatëve pa perspektivë, vetëm sa e shtyjnë procesin në limite apo potencialisht edhe përtej afatit kushtetues.

Andaj, IKD kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryesuesi i seancës, z. Avni Dehari, të marrin përgjegjësinë e tyre institucionale dhe politike për të siguruar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, në mënyrë që vendi të dalë nga bllokada aktuale dhe të rifitojë funksionalitetin demokratik dhe institucional./Katror.info

TAGGED:deputeteGjykata KushtetueseInstituti i Kosovës për DrejtësiKosovakuvendilajmezgjedhje

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Si ndikojnë rrjetet sociale tek të rinjtë?
Artikulli i ardhshëm Si ia imponoi nëna basketbollin Mithat Belegut?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Si të votohet më 12 tetor?

3 Shikime
Lajme

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

4 Shikime
Lajme

Kosova me njësitë speciale arrin në finalen e “King Challenge” në Jordani

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?