Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dhënë disa këshilla se si të parandalojmë shumimin e mikrobeve në ushqim.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga IKSHPK thonë se qytetarët duhet të mbajnë higjienën e duarve dhe të mos lejën ushqimin jashtë frigoriferit.
“Mikrobeve u mjafton pak nxehtësi për t’u shumuar! Ja si të parandaloni sëmundjet nga ushqimi: ‘Mbajeni higjienën e duarve’, ‘Gatuajeni mishin e shkrirë menjëherë’, ‘Përdorni enë të pastra për mishin e papërpunuar’, ‘Mos e lini ushqimin jashtë frigoriferit’ “./Katror.info