Pizzeria Original Spaghetti House po dhuron qindra vakte me makarona të nxehta falas për këdo që është i uritur për festa të fundvitit
“Është për njerëzit në nevojë, këdo që ka nevojë”, tha pronari i restorantit Ilir Sino, shqiptari që tashmë jeton në Kanada.
Sino zotëron Shtëpinë Origjinale të Spaghetti në Peterborough, Ontario e hapur prej 13 vitesh dhe Sino’s Fine Foods, një dyqan.

Sino ka vendosur tua bëjë Krishtlindjet dhe fundvitin më të bukur personave në nevojë duke dhuruar vakte.
“Nuk do të ketë nevojë të telefononi përpara për të porositur paraprakisht, thjesht paraqituni. Një tavolinë në hyrjen e përparme të restorantit do të jetë e mbushur me ushqime të nxehta dhe të gatshme”, thotë Sino.
Çfarë ka në menu? Makarona, shumë makarona.
Do të ketë një zgjedhje të lasagna ose rigatoni, pene ose spageti. Salcat e makaronave do të jenë bolognese, Alfredo ose vegjetariane.
“Kështu që njerëzit kanë opsione, për makaronat dhe salcat”, tha Sino, duke shtuar se ai do të donte që njerëzit të ngopeshin.
“Nuk ka kufi, ata mund të marrin çfarë të duan, kur të duan”.
Sino u shpërngul nga Shqipëria në Greqi në vitin 1992./Katror.info