Puna komunitare është thelbësore në mbështetjen e fëmijëve dhe krijimin e kushteve ku ata mund të zhvillojnë krijimtarinë dhe artin e tyre.
Në këtë frymë, Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shënoi një moment të rëndësishëm këtë fillim shkurti, teksa një iniciativë komunitare mori formë.
“Me kujdesin e veçantë të arsimtarës Miradie Morina e drejtorit Ismet si dhe me ndihmën e Agjencisē Zvicerane për Bashkëpunim, e realizuar përmes OJQ-së “Mus-e Kosova”, sot u inaugurua Ateleja e Artit Figurativ në ShFMU “Mihal Grameno”, u tha në një njoftim nga nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani.
Nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, theksoi rëndësinë e këtij investimi për krijimin e një mjedisi më të favorshëm për nxënësit, duke i inkurajuar ata të shprehin talentin e tyre dhe të zhvillohen në fushën e artit dhe kreativitetit.
Ky investim i rëndësishëm synon të krijojë hapësira më të mira për nxënësit, duke i inkurajuar ata të shprehin talentin e tyre dhe të zhvillohen në një mjedis që ushqen kreativitetin dhe artin./Katror.info
Përgatiti:
