Një tufë elefantësh në zonën Madukkarai të qytetit Coimbatore në Tamil Nadu të Indisë kaloi në mënyrë të sigurt shinat e trenit, falë një sistemi paralajmërimi të hershëm të mundësuar nga inteligjenca artificiale.
Pamjet e shpërndara nga Departamenti i Pyjeve të Tamil Nadu tregojnë momentin kur elefantët kalojnë shinat pa u rrezikuar nga trenat, shkruan Kultplus.
“Kalimi i sigurt në rajon bazohet në inteligjencën artificiale dhe që nga vendosja e sistemit është garantuar kalimi i sigurt për afërsisht 6.500 elefantë”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Pyjeve.
Ky sistem inovativ është shndërruar në një shembull se si teknologjia mund të përdoret për të mbrojtur jetën e kafshëve të egra dhe për të reduktuar konfliktet mes natyrës dhe infrastrukturës njerëzore. /Katror.info