Instagram ka lansuar për herë të parë një aplikacion të dedikuar për iPad, pas kërkesave shumëvjeçare nga përdoruesit. Deri tani, përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin e iPhone-it ose versionin web, që nuk ishin të përshtatur për ekranet e mëdha. Aplikacioni i ri hapet automatikisht te Reels, ndërsa Stories shfaqen në krye dhe opsionet kryesore gjenden në një shirit anësor.
“Feed-i” ofron tre kategori: “All” me postime të rekomanduara, “Friends” për miqtë dhe “Latest” për renditje kronologjike. Përvoja është ridizenjuar posaçërisht për ekranin e madh, duke mundësuar leximin e komenteve anash videove ose hapjen e bisedave duke parë njëkohësisht listën e mesazheve. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjitha iPad-ët me iOS 15.1 ose më të ri, shkruan TAR.
Disa ditë më parë, Meta lansoi një “hartë” në aplikacionin Instagram që përdor vendndodhjen e përdoruesve të llogarisë dhe i shënon ata në vendet ku ndodheshin kur publikonin postimet. Përdoruesit besojnë se kjo është një shkelje e privatësisë, ndërsa Meta thotë se nuk do ta ndajnë kurrë vendndodhjen e tyre. Vetëm pak ditë pasi Instagram prezantoi opsionin e ri të Hartës së Instagramit, rrjetet sociale u përmbytën me komente të përdoruesve, kryesisht negative, bazuar në shkeljen e privatësisë së tyre.
Ndërsa disa janë vetëm paksa të irrituar që Instagram po kopjon “Hartën e Snapchat” në vend që të lejojë burimin klasik me postime vetëm nga miqtë, të tjerë shprehin shqetësime serioze në lidhje me problemet e mundshme të privatësisë, doxxing dhe rreziqet e sigurisë, veçanërisht për viktimat e dhunës në familje ose njerëzit që mund të bëhen shënjestra të ndjekjes. Meta pretendon se kjo veçori është ekskluzivisht “opt-in”, që do të thotë se përdoruesit vendosin vetë nëse duan të ndajnë vendndodhjen e tyre aktive me miqtë e zgjedhur. /Katror.info