katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    1 hour ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    1 hour ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    21 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Instituti i Historisë “Ali Hadri” me konferencë për transformimet e qendrave urbane shqiptare
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Instituti i Historisë “Ali Hadri” me konferencë për transformimet e qendrave urbane shqiptare

Last updated: 26/09/2025 11:29 AM
56 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ekonomia Online
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Instituti i Historisë “Ali Hadri” me konferencë për transformimet e qendrave urbane shqiptare

Instituti i Historisë “Ali Hadri” mbajti sot një konferencë shkencore me temën “Transformimet dhe zhvillimi i qendrave urbane në trevat shqiptare gjatë antikitetit të vonë dhe mesjetës”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” Teuta Shala-Peli theksoi se kjo periudhë përfaqëson një etapë dinamike ndryshimesh, ku qytetet u përballën me kriza politike, ushtarake, shoqërore e fetare, por edhe me mundësi zhvillimi e përshtatjeje.

Ajo u shpreh se Instituti është i përkushtuar në mbështetjen e studimeve shkencore dhe bashkëpunimeve ndërdisiplinore.

Mundesh me e lexu edhe...

NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës

“Kjo periudhë përfaqëson një nga etapat më dinamike të ndryshimit: qytetet e kohës u përballën me sfida të mëdha – nga krizat politike e ushtarake, te transformimet shoqërore dhe fetare – por edhe me mundësi të reja për rindërtim, zhvillim dhe përshtatje ndaj rrethanave.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Instituti i Historisë, si një institucion me traditë në fushën kërkimore-shkencore, është i përkushtuar në mbështetjen e studimeve të thelluara dhe të dokumentuara mbi këto periudha, duke krijuar hapësira për bashkëpunime të reja shkencore e ndërdisiplinore. Jemi të bindur se kumtesat dhe diskutimet e kësaj konference do të sjellin rezultate të reja për historinë e qendrave tona urbane dhe do të kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerën e trashëgimisë sonë historike e kulturore. Kjo konferencë është një mundësi për të shkëmbyer ide, për të prezantuar zbulime dhe analiza të reja, si dhe për të nxitur një diskutim të thelluar ndërdisiplinor mes historianëve, arkeologëve, gjuhëtarëve dhe studiuesve të trashëgimisë kulturore.

Programi i kësaj konference është konceptuar në mënyrë që të pasqyrojë sa më mirë diversitetin tematik dhe qasjet shkencore mbi qendrat urbane në trevat shqiptare gjatë Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës”, shtoi ajo.

Dekani i Fakultetit të Filozofikut, Bekim Baliqi theksoi rëndësinë e kësaj teme në kuadër të zhvillimeve aktuale.

“Tema sot që trajtohet është e rëndësishme edhe për gjendjen dhe zhvillimet aktuale. Po e shihni që urbanizimi është çështje që na preokupon secilin. Për ta kuptuar gjendjen tani duhet ta kujtojmë mesjetën e mëhershme. Studimet e juaja do të sjellin përvojat për të shërbyer edhe sot”, ka theksuar ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shef i Departamentit të Historisë, Fakulteti Filozofik, Mentor Hasani nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së brezit të ri akademik në hulumtime të tilla.

“Jemi dëshmitarë të një pune aktive në shërbim të vënies në pah të këtyre tematikave. Unë e di që secili nga ju jeni të fokusuar se çka do të flitet pas kësaj dhe do të mësoni shumë dhe të nxiteni të hulumtoni me këto tematika. Shpresoj që do të jetë një fazë e re kur do të flasim për kisha, manastire dhe tema të tjera”, shtoi Hasani.

Në këtë konferencë foli edhe studiuesi i njohur Jahja Drançolli, i cili prezantoi kumtesën mbi zhvillimin e jetës konsullore në qytetet e Kosovës në periudhën 1332–1455.

“Tema të tilla kanë qenë të ndaluara në Kosovë dhe pjesët tjera shqiptare komuniste. Politizimi kishte përfshirë diskutimin e çështjes së vazhdimësisë iliro-shqiptare. Kjo qasje në një mënyrë na ka ndarë neve prej të tjerëve, për këto arsye kemi qenë të ndaluar. Kemi një varg të studiuesve shumë seriozë që janë marrë me këtë çështje, po flasim për trevat e Kosovës. Isha i vetmi që merresha me studimin e mesjetës, tani kemi mundësi të ecim përpara. Nuk jemi popull që vetëm marrim, por i kemi dhënë Evropës. Këto studime shqyrtojnë në mënyrë objektive faktin e kontinuitetit të Kosovës, ka përfshirë veprime dhe përplasje me popuj të ndryshëm.”/EO/Katror.info

TAGGED:Ali HadriInistituti i Historisekonferencalajmeqendrat urbanetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Qyteti i vogël anglez që ndryshoi udhëtimin global
Artikulli i ardhshëm OpenAI prezanton ChatGPT Pulse për të sjellë raporte të personalizuara

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026

6 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Lajme

AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?