Me një video të krijuar nga inteligjenca artificiale, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përcjellë një tjetër mesazh urimi për Vitin e Ri 2025. Në video ai shihet duke u takuar me Ismail Qemalin.
“MIRËMËNGJES nga Ismail Beu dhe unë e me këmbë të mbarë 2025”, shkruan ai.
Videot e gjeneruara me AI janë krijime vizuale dhe audio që prodhohen përmes teknologjive të inteligjencës artificiale. Këto video mund të përfshijnë animacione, manipulime të imazheve ekzistuese, zëra sintetike dhe efekte speciale për të krijuar skena që mund të duken shumë reale ose plotësisht imagjinare./Katror.info