Të enjten zhvillohet finalja e fundit në Superligën e Kosovës në Basketboll, aty ku KB Trepça dhe KB Peja përballen në palestrën Minatori në Mitrovicë për titullin kampion. Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm, me tifozët që kanë bllokuar pikat e shitjes së biletave.
Në katër finalet paraprake, secila nga skuadrat ka fituar ndeshjet si vendas, me rezultatin e përgjithshëm 2:2.

KB Trepça për herë të fundit, titullin Kampion i Kosovës e ka fituar në sezonin 2011-12, ndërsa Peja 2012-13, dhe që nga atëherë asnjëra nuk ka arritur të triumfojë, duke provuar vetëm finalen.

Mitrovicasit do ta kenë avantazhin e vendasit, me përkrahjen e flaktë të tifozëve.
Pamjet e publikuara nga pikat e shitjes së biletave, tregojnë për një interesim të jashtëzakonshëm, ku qytetarët mitrovicas kanë bllokuar rrugët, në tentim për të siguruar një biletë për ditën e enjte.
Me fillim nga ora 20:00 në palestrën Minatori në Mitrovicë, zhvillohet finalja e madhe dhe vendimtare për titullin kampion. /Katror.info
Përgatiti:
