Qytetarët e Ferizajt do të kenë së shpejti mundësinë të përdorin internet falas në sheshin kryesor të qytetit. Komuna e Ferizajt njoftoi se është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë përmes projektit EU4Digital.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javëve në vijim do të kryhen instalimet e nevojshme nga Operatori Vala Telekomi i Kosovës, duke siguruar qasje të shpejtë dhe falas në internet për qytetarët, bizneset dhe vizitorët e Ferizajt.
Ky projekt synon të përmirësojë qasjen digjitale dhe të forcojë zhvillimin e komunitetit lokal përmes teknologjisë./Katror.info









