Një raport i Bloomberg tregon se ekrani ProMotion i Apple, i cili deri tani ka qenë i rezervuar për modelet Pro, mund të shtohet në iPhone 17 këtë vit.
Publikimi i serisë iPhone 17, po afrohet dhe me të po rriten gjithnjë e më shumë spekulimet për teknologjinë e re.
Ky raport konfirmon thashethemet e mëparshme që flisnin për teknologjinë ProMotion, e cila do të jetë tani e pranishme në të gjitha modelet e iPhone 17.
Ky raport i ri thekson një informacion që ka qarkulluar për disa kohë dhe tani është konfirmuar “iPhone 17 mund të marrë ekranin ProMotion, shkruajnë mediat ndërkombëtare”.
ProMotion është teknologjia e Apple për rifreskimin e ekranit në 120 Hz, duke ofruar lëvizje jashtëzakonisht të qetë.
Apple e prezantoi ProMotion për herë të parë me iPad Pro në vitin 2017. Që atëherë, kjo teknologji ka qenë ekskluzive për modelet Pro të kompanisë.
Ndërkohë, shumë marka të tjera, përfshirë ato me telefona të rangut të mesëm, tashmë ofrojnë ekrane me ritëm rifreskimi 120 Hz.
Megjithatë, kjo ka munguar tek modelet bazë të iPhone./Albanian Post/Katror.info