Aktorja dhe këngëtarja Irene Papas, që ka bërë bujë në gjithë botën me paraqitjen në filmat e viteve të ’60-ta “Zorba the Greek” dhe “The Guns of Navarone”, ka vdekur në moshën 96-vjeçare, ka njoftuar Ministria e Kulturës në Greqi të mërkurën.
Papas, me karrierë mbi 50-vjeçare, ishte në krah të aktorit të ndjerë shqiptar, Bekim Fehmiu, në serinë “Odissea”. Teksa Fehmiu paraqitej në rolin e Odisesë, Papas ishte në rolin e Penelopes.
Në karrierën mbi 50-vjeçare, Papas ka pasur bashkëpunime edhe me superyjet hollivudiane si Nicolas Cage e Penelope Cruz. “Zorba the Greek”, ishte hit më 1964. Aty ajo luajti krah Anthony Quinnit dhe Alan Batesit.
Aktorja ka qenë në vëmendjen e mediave rozë me filmin ndërkombëtar, ku ishte në krah të shqiptarit Bekim Fehmiut, “Një fëmijë i quajtur Jezus”.
“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, kishte thënë ajo kohë më parë.
Përgatiti:
