Një student arti i Koresë së Jugut hëngri një banane që ishte pjesë e një instalacioni të artistit italian Maurizio Cattelan, duke thënë se ishte “i uritur” pasi nuk kishte ngrënë mëngjes. “Studenti i tha muzeut se e hëngri sepse ishte i uritur”, tha një zëdhënës i muzeut për CNN në një telefonatë.

Vepra e artit e quajtur “Komediani”, pjesë e ekspozitës së Cattelan “WE”, përbëhej nga një banane e pjekur e ngjitur me shirit ngjitës në një mur në Leeum Musuem of Art të Seulit. Pasi e hëngri frutin, studenti koreano-jugor e ngjiti lëvoren përsëri në mur. Lëvorja u zëvendësua më vonë nga muzeu me një banane të freskët.

“Kjo ndodhi papritur, kështu që nuk u ndërmor asnjë veprim i veçantë. Artisti (Cattelan) u informua për incidentin, por ai nuk pati asnjë reagim ndaj tij,” shtoi zëdhënësi i muzeut.
Puna është pjesë e ekspozitës solo të Cattelan WE, që aktualisht po zhvillohet në muzeun me bazë në Seul deri më 16 korrik. Vetë banania ndërrohet rregullisht çdo dy deri në tre ditë dhe nuk është në shitje.
Cattelan është i njohur për pjesët satirike që sfidojnë kulturën popullore, duke provokuar shpesh debate rreth artit konceptual./Katror.info
Përgatiti:
